Një person është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi ka falsifikuar dokumentet për t’ i vjedhur tokën të atit.
Shtetasi me inicialet T.SH 56 vjeç, banues në Klos Mallakastër, i ka marrë tokën babait të tij, shtetasit M.SH 76 vjeç.
Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier, për shtetasin T. Sh., vjeç 56, banues në fshatin Klos Mallakastër, pasi në Klos, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i ka marrë tokën të atit, M. Sh., vjeç 76, banues në Klos. Neni 186 i Kodit Penal.
a.ç