Xhelal Mziu, kandidon edhe pas shumë akuzave e vendimeve të gjykatës, për mandatin e 3-të në Kamëz përballë socialistit Safet Gjici.
Por, mesa duket konsumimi i dy mandateve e ka vështirësuar garën, ndaj Gjendja Civile në Kamëz ka regjistruar 187 persona me të njëjtin kod, ose e thënë ndryshe, jetojnë të gjithë në të njëjtën shtëpi.
Këtë e bëri me dije deputeti socialist Pjerin Nderu, sipas të cilit kjo është një tentativë e pastër e Mziut për të manipuluar rezualtatin.









