• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çudia shqiptare, ndeshja ndërpritet për… borxhe

by Java News
29/09/2015 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çudia shqiptare, ndeshja ndërpritet për… borxhe

Tragjike dhe komike njëkohësisht. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ndeshje të luhet normalisht për një pjesë loje dhe, më pas, në pushim të ndërpritet me një telefonatë. Shkaku, detyrimet e klubeve ndaj FSHF-së. Një ngjarje e rrallë, e denjë për t’u treguar si humor sportiv, ka ndodhur dje në Tepelenë. Të gjithë ishin bërë gati për derbin ndaj Memaliajt, ekipet, forcat e rendit, zyrtarët e takimit dhe tifozët gjithashtu. Sfida nis normalisht dhe zhvillohet një lojë e fortë për 45 minuta, ku rezultati është 0-0. Kur të gjithë bëhen gati që të fillojë pjesa e dytë pas pushimit, një telefonatë nga zyrat e FSHF-së për delegatin e takimit, Kosta Zaro jep urdhrin e prerë: të ndërpritet ndeshja.

Shkak për këtë janë bërë detyrimet financiare që këto dy klube nuk kanë shlyer ndaj FSHF-së për pjesëmarrjen në kampionat. Delegati ua bën të ditur urdhrin shefave të klubeve, në një kohë që nisin debatet mes palëve. Por, nuk ka më kthim mbrapa dhe lojtarët nisin të zhvishen. Tifozët irritohen me përfaqësuesit e FSHF-së, në një kohë që shprehen se kanë shpenzuar për të qenë në stadium dhe nuk mund të largohen pas një vendimi, sipas tyre, absurd. Janë dashur rreth 20 minuta që 1000 tifozët të largoheshin. Ajo që ndodhi dje është një absurditet i madh, pasi FSHF-ja mund t’i lajmëronte klubet minimalisht një ditë përpara dhe të shpëtoheshin shpenzimet që kanë bërë skuadrat, zyrtarët e ndeshjes, forcat e rendit dhe tifozët./Panorama Sport

Next Post

Morinë, arrestohen 3 kosovarë, u gjetën me 14 doza kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In