• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia/ Padisin kryeministrin në prokurori dhe vazhdojnë të qëndrojnë në kabinetin e tij!

by S M
21/06/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po ndodh një gjë e pakuptimtë me koalicionin tashmë formal mes PS dhe LSI. Ndërkohë që kafet dhe takimet mes Ramës dhe Metës janë një kujtim i së shkuarës, gjuha është lëshuar dhe akuzat pasojnë njëra-tjetrën mes dy kampeve.

Megjithatë ajo që habit më shumë në këto orë është një rrethanë e pazakontë. Një ndër ato rrethana që të habit kur e sheh dhe dëgjon çfarë del nga goja e fushatistëve. Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur para dy ditësh kryeministrin Rama në prokurori, pas thirrjes që ai bëri ndaj punonjësve të policisë, që të mbledhin vota për PS pas orarit të punës.

Përtej faktit që Rama kërkoi menjëherë ndjesë për këtë lapsus, duke rënë dakort në distancë me deklaratën e Ministrisë së brendshme për rastin në fjalë, duhet thënë se LSI ka vijuar t’i mëshojë kësaj padie edhe në orët e fundit. Kryetari Vasili shpjegoi për mediat arsyet që kishin shtyrë LSI të bënte këtë hap, i cili duket thjesht si një gjetje elektorale, më shumë sesa si një premisë për të tërhequr Ramën në një aferë juridike.

Nga ana tjetër, paralelisht me këtë padi penale për kreun e qeverisë, LSI vijon të jetë pjesë e kabinetit Rama. Pra e qeverisë së drejtuar nga njeriu të cilin ata e kanë etiketuar si kreun e një organizate kriminale, si bos hashashi, si kryeministër bandash që duhet hequr me votë etjetj. Kjo sjellje e dyfishtë ka brenda shumë hipokrizi dhe falsitet. Nëse vazhdon të qëndrosh i ulur në një tryezë me një njeri që paska të gjiha këto krime mbi vete, dy janë arsyet përse kjo ndodh: ose nuk i ke seriozisht ato që thua në adresë të tij, ose kërkon të përfitosh edhe këto ditë që kanë mbetur për të shfrytëzuar zyrat, makinat, personelin e institucioneve që drejtojnë njerëzit e tu!

LSI është një parti e mësuar ndër vite, që të luajë me statuset e dyfishta. Edhe statusin e të qenit në qeveri, edhe me atë të të qenit në opozitë. Por në rrethanat aktuale, kur Ilir Meta i zgjedhur president bën thirrje për armatosjen e popullit kundër Ramës (a është kjo për t’u paditur në prokurori?), ndërkohë që ministrat e tij dhe qindra zyrtarë të tjerë të niveleve më të ulëta vazhdojnë të vulosin në emër të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, këtu ka diçka që nuk shkon. Në fakt ka më shumë sesa një gjë që nuk shkon. Është e gjithë paradigma e LSI që nuk shkon. Një parti që predikoi me fanatizem marrëveshjen pozitë-opozitë për muaj të tërë, e kur ka pa se mbeti jashtë kompromisit, “mori pushkën” kundër koalicionit ku ishte pjesë përfituese, më shumë sesa kontribuese./Javanews.al/

Next Post
Meta vijon sulmin ndaj Ramës: Rilindja bëri qametin, do shporrën nga vettingu

Meta vijon sulmin ndaj Ramës: Rilindja bëri qametin, do shporrën nga vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In