Një mace është kthyer në shtëpi, pasi e kishte braktisur atë 3 vite më parë.
Macja e quajtur Ollie u zhduk nga Kennles Aberdeenshire në korrik të 2013, ndërsa familja Bailey ishte me pushime.
Pas muajsh të tërë kërkimesh, familja nga Peterhead filloi t’i humbte shpresat për ta gjetur macen. Por çuditërisht macja u gjet më në fund në një fshat vetëm 5 milje larg vendit ku humbi. “Kjo është e pabesueshme.
Ne shpërndamë postera dhe e kërkuam gati një vit”, i tha BBC 37-vjeçarja Adele Bailey. Macja u gjet nga një mbrojtës i kafshëve, falë një mikroçipi që kishte në qafë. (java / r.a)