• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çudia e administratës/ Të sëmurit me epilepsi i heqin kempin, përmbarimi i sekuestron llogaritë

by Java News
22/12/2020 21:18
Doctor with stethoscope in a hospital, back view

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Feti Muka, 24 vjeçari nga Gjirokastra vuan që i vogël nga epilepsia. Ka rreth 5 kriza në ditë dhe ka nevojë patjetër për një nga familjarët që t’i qëndrojë afër, qoftë brenda në shtëpi, ashtu edhe kur del. Qysh prej adoloshencës është trajtuar me kemp rreth 110 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ai tregon për Fiksin se rreth 2 vite më parë u nda nga bashkëshortja për shkak të sëmundjes dhe kushteve ekonimike dhe gjykata vendosi që për vajzën e vogël duhet të paguaj 90 mijë lekë pension ushqimor në muaj. Duke mos patur mundësi t’ja paguaj, pasi rreth 70 mijë lekë në muaj i duhen vetëm për ilaçe.

Përmbarimi i bllokon llogaritë bankare duke i vendosur sekuestro konservative në muajin Tetor. I gjetur para një llogarie bankare të bllokuar babai i vajzës vendosi të ankohej në Fiks Fare, pasi kempi për të është i vetmi burim të ardhurash. Ai tregon se për shkak të kësaj pamundësie ka tentuar disa herë vetvrasjen dhe krahët i ka me shenja të prerjeve që ka bërë ndër vite.

Përmbarimi sipas ligjit duhet t’i bllokojë vetëm 50 mijë lekë të vjetra, pra 1/2 e të ardhurave të invaliditetit. Në muajin tetor i bllokuan të gjitha duke e lënë pa asnjë të ardhur, por më e keqja sipas asaj që rezulton është se në të njëjtin muaj i është hequr edhe kempi, kjo sepse komisioni e ka lënë pa grup. Kjo gjë doli në pah vetëm pas përgjigjes së përmbarimit pasi vetë 24 vjeçari nuk kishte dijeni.

Ai thotë se është përmbarimi që ia ka bllokuar. “Përmbarmi m’i ka bllokuar llogaritë. Me kempin nuk kam më as mundësi të blejë ilaçet e jo më të paguaj pensionin. Në familje punon vetëm nëna e cila merr rreth 200 mijë lekë në muaj. Babai është i papunë ndërsa vëllai në shkollë” thotë ai.

Fiks Fare u interesua edhe pranë përmbarimit. Specialistja thotë që i janë bllokuar, por nuk mund t’i mbahen më shumë së gjysma e kempit sipas ligjit. Nëse i është mbajtur shprehet ajo duhet që 24 vjeçari të bëj një kërkesë më shkrim. Në kërkesën më shkrim, përmbarimi pretendon se i është bllokuar sipas ligjit. Ndërsa në Tetor nuk i janë gjetur lekë në asnjë bankë. Ata thonë se nga korenspondenca që kanë patur me zyrat e Shërbimit Social rezulton që në të njëjtin muaj i kanë ndërprerë edhe kempin, dhe aktualisht ai është pa asnjë të ardhur pasi komsioni e ka lënë pa një grup të përcaktuar.

Top Channel

Next Post
Vetëvritet zv.shefi i sigurisë së Putinit, rasti i dytë brenda muajit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In