Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, është takuar sot me Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Çuçi shprehet se “Në takim me Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të vijuar me përmirësimin e mekanizmave për formulim, koordinim dhe zbatim të politikave antikorrupsion në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për projektin e binjakëzimit të BE-së”.
Ambasadori Sattler, theksoi se, Austria inkurajon progresin e Shqipërisë duke shprehur vlerësimin e tij për iniciativat e Qeverisë shqiptare për të ecur të vendosur në rrugën e luftës kundër korrupsionit./a.m.