• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çuçi: Shqiptarët në Greqi, trajtim të veçantë për lejet e qëndrimit

by A R
06/04/2022 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë ku pati takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë emigracionin, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë.

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimit dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, u shpreh ministri Çuçi.

Përsa i përket Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, që mbulon edhe çështje të policisë, Çuçi thotë se biseduan për intensifikim të bashkëpunimit policor dhe operacione të përbashkëta që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Çuçi tha se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpunimi policor është në nivelet më të larta.

“Me Ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, thotë ministri Çuçi.

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati gjithashtu edhe një takim me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili tregoi ndër të tjera edhe përpjekjet që po bën për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqytetin grek.

/a.r

Next Post
“BKH do sjellë reprezalje”/ Ngjela: Rruga që do të ndiqet për të rihapur dosjet e bujshme

"Berisha-Meta do përfundojnë në burg për korrupsion, tre ministra pritet të arrestohen"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In