• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çuçi: Reforma në Drejtësi, sfida jonë për këtë vit

by Java News
27/01/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, duke komentuar dy raportet e publikuara sot, atë të ‘Transparency International’, dhe atë të ‘The Economist Intelligence Unit’, sipas të cilave Shqipëria ka bërë progres, ftoi palët politike në vend të bashkëpunojnë për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Duke e konsideruar reformën në drejtësi, si sfidën e vitit 2016, Çuçi tha se raporti i ‘The Economist Intelligence Unit’ citon se progresi është duke u mbajtur peng, nga grindjet politike mes qeverisë dhe partisë kryesore opozitare. “Gjej rastin t’i ftoj ti lëmë paragjykimet, të lexojmë me kujdes raportet që qartazi konfirmojnë për mungesë të progresit në reformimin e drejtësisë, duke e lënë këtë si një nga shqetësimet e Shqipërisë sot dhe duke e kthyer në sfidën më të madhe për vitin 2016”.

Ministri Çuçi u shpreh se Shqipëria, ndonëse renditet ende ndër vendet me demokraci hibride, përmendet si një nga vendet që ka shënuar progres në vitin 2015 duke arritur edhe pikëzimin më të lartë që nga vitit 2008. “Raporti thekson se Shqipëria ka bërë disa përparime në vitin 2015 që lidhen kryesisht me luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Po ashtu, sipas Çuçit, raportet dëshmojnë qartësisht se jemi në drejtimin e duhur për të mposhtur fuqinë e trashëguar të korrupsionit e për të fituar luftën për të çliruar shoqërinë tonë nga ky makth që pengon zhvillimin e minon demokracinë.

Ky rezultat pozitiv në indeksin e perceptimit të korrupsionit rikonfirmon vullnetin, vendosmërinë dhe seriozitetin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vullnet i cili do të vazhdojë të përkthehet në thellimin e reformave të ndërmarra e në reforma të reja, në luftën për të bërë shtetin që zmbraps e tkurr korrupsionin”, deklaroi ministri. Reformat, u shpreh ai, kanë qenë e mbeten terapia e duhur kundër kancerit të korrupsionit që minon shtetin e ekonominë. Sipas tij, partneriteti publik-privat në të mirën e qytetarëve është një nga çelësat për të hapur dyert e shërbimeve cilësore dhe pa korrupsion për ta.

‘Transparency International’ ka publikuar këtë të mërkurë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, ku vihet re një përmirësim i lehtë në të dhëna për Shqipërinë.

Për vitin 2015, vendi ynë shënon 36 pikë, dhe renditet në vendin e 88-të nga 168 vende. Një vit më parë, Shqipëria kishte 33 pikë dhe renditej në vendin e 110, nga 175 vende ku është matur indeksi i korrupsionit.

Ndërsa po sot, Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave ‘The Economist Intelligence Unit’ ka publikuar indeksin e demokracisë për vitin 2015. Në këtë indeks ku janë në analizë 167 shtete, Shqipëria renditet e 81-ta me vlerësimin e përgjithshëm 5.91, duke u ngjitur 7 vende krahasuar nga një vit më parë.

Next Post

Seri sulmesh kamikaze në Nigeri, vriten 10 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In