• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi: Presidenti i ri nga e majta, Nishani nuk ka shanse për mandat të dytë

by A R
14/02/2017 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërsa pritet që parlamenti të zgjedhë në harkun kohor 28 mars deri më 2 maj në pesë raunde presidentin e ri, mazhoranca kanë nisur të hedhë në mendje dhe në letër se cilët mund të jenë kandidatura për të qenë presidenti i radhës.

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, duke treguar siguri, deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidati të jetë një emër i dalë nga Partia Demokratike.

“Nuk mund të them ende se cilët do jenë kandidatët, por jam i sigurtë se vetëm nga PD nuk mund ta dalë presidenti që do të zgjidhet së shpejti”, duke shuar zerat e një kompromisi me kundërshtarët politikë.

Çuçi i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, për të bërë analizën 4-­vjeçare të punës së tij, shtoi më tej se PS nuk mund të lejojë që ky president të zgjidhet si figurë e dalë nga PD, duke i shtuar kësaj edhe faktin se këtë shans nuk e ka as presidenti aktual Bujar Nishani për të marrë një mandat të dytë.

“Kurrsesi Nishani nuk mund të jetë president në një mandat të dytë”, tha Çuçi. Deri tani emrat e hedhur si kandidatë të mundshëm për president të republikës janë Ilir Meta, Mimi Kodheli dhe Valentina Leskaj. Por asnjë prej tyre nuk mund të quhet si kandidaturë zyrtare.

Në historinë e shtetit shqiptar, nga Ahmet Zogu te Bujar Nishani janë 9 presidentë. Ndërkohë që pas rrëzimit të sistemit komunist e deri më sot, nga 6 të zgjedhur, 4 prej tyre kanë ardhur si kandidatura nga e djathta (Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani) dhe vetëm 2 janë presidentë kanë qenë kandidatura të së majtës (Ramiz Alia, Rexhep Meidani).

Ndërkohë, presidenti i 10­-të që pritet të zgjidhet, ka shumë gjasa të jetë një figurë e dalë nga e majta./b.d

Next Post
Konventa Zgjedhore e LSI/ Sot zgjidhen forumet drejtuese, flasin Vasili, Panariti, Haxhinasto

Lista paraprake e LSI për zgjedhje, Kryemadhi i "dorëzon" Manjanit Lezhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In