• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çuçi, në Nivicë: Jemi në bisedime me investitorë nga Arabia Saudite dhe Irani

by A R
24/06/2019 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Nivicë një prej fshatrave që bën pjesë në programin ‘100 fshatrat’. Siç njofton zyra e shtypit pranë kësaj ministrie, Çuçi zhvilloi një bashkëbisedim me blegtorë të zonës përreth, për të diskutuar me ta mundësinë e zgjerimit të tufave të mbarështimit të të imtave për mish. Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është në bisedime me investitorë në Arabinë Saudite dhe Iran, të cilët janë të interesuar të blejnë nga Shqipëria mish qingji dhe dele.

Vlora, Tepelena dhe Gjirokastra që kanë numrin më ta madh të krerëve do të jenë të parat që do të përfitojnë nga kjo mundësi nëse gjenden termat e bashkëpunimit mes investitorëve dhe blegtorëve të këtyre tre qarqeve. Veç kësaj mundësie, ministri Çuçi diskutoi me blegtorët edhe një paketë të re mbështetje që Ministria e Bujqësisë do të ketë për blegtorinë. Do të ketë subvencione direkt për tufat e blegtorëve, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet paralelisht me sektorin e prodhimeve bujqësore.

Ministri vizitoi edhe baxho të zonës, të cilat grumbullojnë qumështin e blegtorëve për prodhimin e djathit dhe nënprodukteve të tij. Ai u ndal gjithashtu edhe në dy bujtina të zonës, të cilat mirëpresin turistë. Të tjera bujtina janë në ndërtim e sipër. Nivica dhe fshatrat përreth kanë potenciale të shumta për zhvillimin e agroturizmit.

“Ky fshat dhe e gjithë zona përreth do të shndërrohet në një pol të rëndësishëm të turizmit malor në jug të vendit. Nuk është fare rastësi që sot në Nivicë takon edhe turistë, të cilët qëndrojnë aty për disa ditë për të shijuar natyrën dhe ushqimet tradicionale, mes të cilave spikat mishi dhe djathi me shije karakteristike”, është shprehur ministri Çuçi.

Një lajm i mirë për banorët e gjithë kësaj zone, tha ministri Çuçi, është miratimi i fondit për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës që të çon drejt Nivicës. 8 milionë euro do të përdoren për segmentin Bënçë-Lekdush. Ky investim shkurton kohën për të shkuar në Nivicë dhe krijon një perspektivë të re për zhvillimin e kësaj zone.

/a.r

Next Post
FOTO / Oriola Marashi ‘përvëlon’ plazhin, i heq të gjitha në Ksamil

FOTO / Oriola Marashi 'përvëlon' plazhin, i heq të gjitha në Ksamil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In