• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi: Votë e pastër për PS, koalicionet ngatërrojnë lëmshin politik

by A R
09/06/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim me banorët e lagjes Dunavat në Gjirokastër, i pari i listës në këtë qark, Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të vendeve të reja të punës që u mundësuan vetëm falë projektit të qeverisë për Rilindjen Urbane. Z.Çuçi tha se ky vizion i qeverisë siguroi punësimin e 49 mijë personave. Z.Çuçi njohu banorët me projektin e ri të qeverisë, atë për rilindjen rurale që vetëm në Gjirokastër do të hape në 4 vjet 4200 vende të reja pune.

“Janë hapur mbi 49 mijë vende pune si rezultat i projektit të Rilindjes Urbane, kjo si rezultat i rritjes së turizmit që  është në funksion të rritje së ekonomisë, së punësimit dhe të funksionit final të çdo force politike që është përmirësimi dhe rritja e mirëqenies së shoqërisë apo komunitetetit që përfaqëson.  Si rezultat i  projektit të rilindjes e Gjirokastrës, vetëm në 4 vjeçarin e ardhshëm me gjithë projektet që janë gati, shumica e të cilave kanë edhe financime, ne do hapim në Gjirokastër  4200 vende të reja pune”.

Z.Çuçi theksoi nevojën e një vote të pastër për PS, që i jep fund problemeve që shoqërojnë koalicionet, që siç tha ai “vetëm sa ngatërrojnë të gjithë lëmshin politik”.

“Vetëm 1 pyetje bëjini vetes në 25 qershor, kush mendoni se mund të çojë Shqipërinë në Europë, një kryeministër si Lulzim Basha apo Kryeministri Edi Rama? Nuk ka asnjë dyshim të dashur miq se vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë. Nuk duhet të ngatërrohemi me histori koalicionesh sepse ato vetëm sa ngatërrojnë të gjithë lëmshin politik,  duhet votë e pastër për PS, sepse pas 4 vitesh dhe ju do na gjykoni dhe ne nuk kemi për çfarë justifikohemi më, se nuk na la ky drejtor, apo ai Ministër, apo ky tjetri na doli kundër, nuk ka më kështu historirash , ka vetëm një qeverisje që i takon PS dhe një kryeminsitër që është Edi Rama”, nënvizoi z.Çuçi.

Z.Çuçi e bazoi kërkesën e tij për një votë të pastër për PS në Gjirokastër,  edhe tek vlerat që përcjell ekipi i përzgjedhur për të përfaqësuar këtë qark në Parlament.

“Skuadra e PS që garon në zgjedhjet e 2017 këtu në GJirokastër, të gjithë anëtarët e saj, janë  njerëz me integritet profesional e njerëzor të lartë. Njerëz që nuk kanë marrë nje teser partie për të blerë të ardhmen e tyre, nuk kanë shitur dinjitetin, por kanë kontribuar me ndershmëri e profesionalizëm në profesionet e tyre, dhe kanë ardhur sot ne PS dhe do shkojnë nesër në Parlamentin shqiptar për të dhënë nga ky integritet njerëzor e profesional, për të qenë një garanci që politika duhet të shkëputet nga interesat personal të një kaste politike dhe duhet të kthehet në shërbim të njerzve dhe komunitetit. Skuadra e PS është garanci për këtë”, theksoi ai. /b.d

Next Post
Vihet dorë te hotel “Dajti”, ja sesi do të transformohet (GALERI)

Vihet dorë te hotel "Dajti", ja sesi do të transformohet (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In