• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çuçi: Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet, jemi në rrugë të mbarë

by A R
06/03/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore njëherësh Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi ishte sot i pranishëm në publikimin e rezultateve të projektit “Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar”, i zbatuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore. Vlerësimi mundëson analizimin dhe shqyrtimin e draft vendimeve dhe ligjeve duke evidentuar hapësirat dhe risqet potenciale që passjellin korrupsion.

Ekspertët kanë bërë vlerësimin e 62 akteve ligjore dhe rezulton se në secilin prej tyre gjendet të paktën një nga problematikat e trajtuara në manualin e hapësirave për korrupsion: gjuha e përdorur; koherenca e draftit dhe ndërveprimi i tij me legjislacionin ekzistues; mënyra e vendosjes dhe përkufizimit të detyrave të autoriteteve publike.
Çuçi ndërsa vlerësoi se lufta ndaj korrupsionit mbetet prioritet për shoqërinë shqiptare ndau angazhimin e qeverisë për ngritjen e mekanizmave që ngushtojnë hapësirat për korrupsion që në procesin e draftimit të legjislacionit.

“Po mendojmë të konsolidojmë një metodologji unike dhe një trup të specializuar ekspertësh ligjor për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin tonë. Ky është një objektiv strategjik, i përfshirë në dokumentat e politikave të qeverisë për rritjen e transparencës dhe parandalimin e korrupsionit. Menduam të bëjmë këtë pilotim, pikërisht për të konsoliduar këtë strukturë që do të merret me vlerësimin e hapësirave që mund të krijohen, edhe në mënyrë të pavullnetshme në legjislacion për korrupsion. Me të marrë rezultatet e pilotimit, do të nisim procesin e inkuadrimit të këtij filtri që rrit ndjeshëm cilësinë e projektakteve brenda procedurave për hartimin e legjislacionit që kemi si qeveri. Se ku do jetë dhe si do jetë kjo strukturë kjo është një vendimarrje e qeverisë ”, u shpreh ai.

Ministri Çuçi nënvizoi se të gjitha gjetjet e studimit do të pasqyrohen në ndryshimet përkatëse në legjislacionin shqiptar. “Është një proces mjaft i mirë dhe së bashku me angazhimin e qeverisë pë modernizimin e shërbimeve ndaj publikut përbëjnë dy nga shtyllat kryesore për parandalimin e korrupsionit. Jemi në rrugë të mbarë për të strukturuar procesin e parandalimit të korrupsionit. Duhet të parandalojmë që në burim hapësirat e korrupsionit për të evituar probabilitetin e abuzimit në zbatim” vijoi ai.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, Dewi Van Der Weerd theksoi se lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet për Shqipërinë në kuadër të plotësimit të 5 kritereve kyçe për përparim në rrugën integruese drejtë Bashkimit Europian.

Next Post
FOTOT/ Brenda hotelit më të famshëm në Dubai, një natë shkon 19.500 euro

FOTOT/ Brenda hotelit më të famshëm në Dubai, një natë shkon 19.500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In