• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’të bëj me paratë e mia?

by Shpëtim Luku
04/05/2023 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më pa interes që mund të egzistojë është ajo me bankat. Normat thuajse zero të interesit vjetor nga njëra anë, e nga ana tjetër rritja e inflacionit për një sërë arsyesh apo zhvlerësimi i valutave karshi lekut(për ata që kanë depozita në valutë) kanë bërë që depozitat të humbasin peshë. Të firojnë. Të kenë fuqi blerëse gjithnjë e më të vogël. Kjo ka sjellë një situatë shqetësuese për shumë e shumë depozitues.

Pasi është keq të mos kesh disa para menjanë, të vlefshme e të dobishme për nevoja të ndryshme që mund të ketë njeriu, por është akoma më keq të kesh disa para e të shikosh të të zhvlerësohen e humbasin para syve të tu. Nga njëra anë është e këshillueshme që gjithmonë duhet kursyer, pasi paraja e kursyer është para dy herë e fituar, por nga ana tjetër është e dhimbshme të shikosh se të jetuarit me racionalitet nuk vlen pasi e gjithë sakrifica e individëve bëhet hi nga zhvillime që nuk janë në dorë të tyre. Inflacioni ka vazhduar të gërryje depozitat në mënyrë sistematike. Të “ngrish” psh 100 mijë euro depozite për një vit kundrejt një fitimi prej 1 për qind, duke hequr edhe 15 për qind tatim është tërësisht e pasugjerueshme. Dhe kur mendon pastaj që norma zyrtare e inflacionit është 7-8 për qind, atëhere vendosja e një raporti të tillë me bankat është veprim i mjerueshëm.

Vetëm për shkak të efektit inflacion 10 mijë euro në vitin 2010 kanë patur vlerë më shumë se sa 15-16 mijë euro sot. Qytetarët e dijnë këtë, depozituesit në banka e kuptojnë këtë. Por kanë rënë në cark prej vitesh sepse nuk kanë ku të investojnë. Dhe kur themi investim nuk nënkuptojmë blerjen e pronave të paluajtshme sepse kjo nuk është e mundur nga të gjithë për vetë nivelet e ndryshme të depozitave që kanë individët.

Por për investime në një treg kapitalesh, e që në Shqipëri mungon. Ka mbetur një enigmë e madhe, por edhe dëshmie e fortë paaftësie e keqeverisjesh sistematike mosngritja e Bursës së Tiranës me kompanitë më serioze të listuara aty, të hapura karshi shitblerjes së aksioneve. Se pse nuk është ngritur ky institucion është një histori e gjatë që meriton gjithashtu një analizë të gjatë e të plotë, por fakti kryesor lidhet me karakterin informal të ekonomisë shqiptare dhe shkallën e lartë të korrupsionit që ka sunduar ndër vite. Mjafton të kujtojmë se mbi 1 miliardë euro kredi janë marrë nga sistemi bankar, prej bizneseve të ndryshme duke u gllabëruar e duke mos u kthyer më. Mekanizimi biznesmen-vlerësues pasurie-staf menaxhues i bankave funksionoi për mrekulli dhe arriti ti zhvasë sistemit bankar shuma një shumë kolosale, e cila, pavarësisht se është fshirë nga regjistrat, sërish mbetet një shumë paraje e gllabëruar.

Pra realiteti është se në Shqipëri Bursa mungon. Dhe në mungesë të saj, një pjese të depozituesve shqiptarë iu mbetet ta drejtojnë vëmëndjen e tyre vetëmbrojtëse ndaj kursimeve të tyre në drejtim të letrave me vlerë të qeverisë, obligacioneve me afat të ndryshëm maturimi të bankave. Por ka edhe më keq. Jo pak prej tyre i janë drejtuar ose tregut të fajdeve ilegale, duke rrezikuar shumë ose fondeve mashtruese të investimit që kanë mbirë kudo. Apo edhe monedhave të ndryshme virtuale. Kurse pjesa më e madhe e depozituesve është tërësisht e pafuqishme për të vepruar. Për të mbrojtur së paku paratë e tyre, pasi për rezultat pozitiv as që bëhet fjalë.

Edhe pse kanë kohë që marrëdhënien me bankat e kanë testuar si të paleverdisshme, edhe pse e dinë që fuqia blerëse e parave të depozituara është më e vogël nga njëri vit në tjetrin, prapë se prapë nuk kanë asnjë mundësi reagimi e korigjimi. Paratë e kursyera prej një jete racionale apo edhe veprimtarie të suksesshme në vend që të sjellin gëzim, sjellin shqetësim, ankth. Dhe paradoksalisht, sa më e madhe të jetë sasia e parave të depozituara, aq më i madh është shqetësimi. Përfundimisht paratë e depozituara nëpër banka iu shërbejnë vetëm bankave. Sic thotë Beppe Grillo “bankat dijnë gjithcka mbi paratë e tua sa shpenzon e ku shpenzon, por ti nuk di asgjë mbi paratë e tua në banka”

Next Post
Ndjekje me makina në Vlorë, 48-vjeçari kapet me mbi 100 kg drogë

Ndjekje me makina në Vlorë, 48-vjeçari kapet me mbi 100 kg drogë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    O Shpëtim, me që nuk di ku ti çosh paratë, të sugjeroj që, të gjitha sa ke (përveç lekëve të shpenzimeve familiare), shko e bli apartamente, se ato nuk njohin inflacion, as u ngrihet dhe as u ulet, ato rrinë vetëm përpjetë o byrazer.
    Prandaj, vetëm prona të patundëshme dhe vetëm në Tiranë, mundesisht sa më afër qendrës.
    Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In