Pas ndeshjes Napoli – Real Madridit, lojtarët e klubit italian kishin marrë fëmijët me vete në stadium, të cilët shfrytëzuan rastin të bënin fotografi me idolin e tyre, Cristiano Ronaldon.
Gruaja e mesfushorit Allan ka postuar një fotografi në rrjetet sociale mbrëmë ku ka shkruar: “E dëgjoj këtë emër çdo ditë në shtëpi.
Më në fund bëri foto me Cristianon. Ai nuk do të flejë”, transmeton Gazeta Express.Derisa edhe Hamsik ua ka realizuar ëndrrën fëmijëve të tij, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkroi:
“Ata donin foto me Ronaldo me çdo kusht. Ju bëni gjithçka për buzëqeshjen e fëmijës tuaj. Forca Napoli”. (b.an)