• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ç’po ndodh në Britani? Në Skoci fitojnë nacionalistët, në Londër pritet fitorja e një myslimani

by Aalison Pearse Stevens
06/05/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nuk ka ende rezultate zyrtare, Partia Nacionale Skoceze ka shpallur fitoren në zgjedhjet për parlamentin skocez, duke premtuar zgjedhje të reja për pavarësi nëse Britania zgjedh të largohet nga Bashkimi Europian pas referendumit të 23 qershorit.

Në Londër sytë janë nga kandidati i laburistëve Sadik Khan me origjinë nga Pakistani, i cili përballet me konservatorin Zak Goldsmith.

Por rezultatet për kryeqytetin shpallen në fund të ditës së premte. Partia Nacionale Skoceze (SNP) ka shpallur fitoren historike, e treta e shënuar në zgjedhjet për parlamentin skocez edhe pse nuk arrin të formojë një shumicë absolute.

Laburistët mund të përfundojnë në vendin e 3-të pas ngjitjes së Partisë Konservatore Skoceze dhe ringjalljes së liberal-demokratëve. UKIP, ose Partia e Pavarur ka shënuar rezultate të kënaqshme dhe mund të bëhet pjese e Asamblesë së Ëellsit për herë të parë.

Sa i përket Londrës, rezultatet pritet të dalin në fund të ditës së premte.

Partia Nacionale Skoceze ka premtuar zgjedhje të reja për pavarësi nëse vendi do të jetë i detyruar të largohet nga Bashkimi Europian kundër vullnetit të saj pas referendumit të 23 qershorit.

Megjithatë, shumica e skocezëve mendojnë se nëse Britania del nga Bashkimi Europian, atëherë edhe Skocia do të luftojë për pavarësinë e saj.

SNP kishte parashikuar të fitojë një shumicë më të madhe të 129 vendeve të parlamentit skocez në këto zgjedhje, të paktën më shumë se 69 vendet e fituara në vitin 2011.

Pas fitores së parë në 2007, SNP formoi Qeverinë e parë me shumicë absolute në 2011.

Qendrat e votimit u mbyllën të enjten në orën 23:00, ku 45 milionë qytetarë britanikë votuan për krerët lokalë në Skoci, Wells dhe në Irlandën e Veriut, por edhe për këshillat rajonalë në të gjithë Anglinë.

Britanikët kanë hedhur votën e tyre edhe për Bashkinë e Londrës, ku mes dy kandidatëve Sadik Khan dhe Goldsmith, sytë kanë qenë mbi kandidatin e laburistëve me origjinë nga Pakistani, mysliman, djali i një shoferi autobusi.

Sipas rezultateve të para, laburistët kanë arritur të mbajnë Këshillat lokalë të Sunderland dhe Newcastle. (b.an)

Next Post

"Dajaku t'i bëhet mësim". A mund të flasë kështu një President ekipi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In