• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

by Fatos Çoçoli
20/08/2025 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet e turistëve të huaj janë rritur, plazhet janë mbushur, rrugët janë bllokuar dhe apartamentet e bregdetit janë prenotuar që prej pranverës.

Mirëpo, pas fasadës së optimizmit, fshihet një realitet krejt tjetër. Turizmi ynë i verës 2025 është më shumë një shfaqje e improvizuar sesa një industri e qëndrueshme. Çmimet e paarsyeshme po e bjerrin imazhin tonë si një vend turistik me kosto të ulët. Një nga ankesat më të shpeshta të turistëve vendës dhe të huaj është rritja e çmimeve.

Qiratë e shtëpive në Jug, nga Vlora në Sarandë, janë rritur këtë vit mesatarisht me 20–30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është e pafalshme! E çfarë kemi shtuar në dhomat tona këtë vit?! Ndërkohë që shërbimi shpesh ka mbetur i njëjtë, madje në shumë raste më i dobët. Tek ne, çmimet europiane po ofrohen me cilësi ballkanike, pa garanci, pa faturë dhe me mungesë minimale standardesh. Kjo e kthen pushimin në një eksperiencë zhgënjyese dhe dëmton imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Fluksi i vizitorëve ka nxjerrë në pah edhe një herë dobësitë e infrastrukturës. Aksi Durrës–Vlorë është kthyer në një “purgator” automobilistik, ku turistët shpenzojnë orë të tëra në trafik. Qytetet bregdetare vuajnë nga mungesa e parkimeve, transportit publik dhe kanalizimeve. Menaxhimi i mbetjeve është skandaloz në disa plazhe, ku pasdite rëra mbulohet nga shishet plastike dhe plehrat.

Në vend që të gëzojnë pushime, turistët shpesh përballen me stres dhe lodhje. Një tjetër problem është varësia e plotë nga turizmi i verës. Shqipëria ofron male, lumenj, kultura dhe tradita unike, por këto mbeten në hije, pa investime të mjaftueshme. Ndërkohë, destinacionet e rajonit, Mali i Zi, Kroacia, madje edhe Maqedonia e Veriut po zhvillojnë turizëm gjithëvjetor, duke tërhequr vizitorë përtej muajve të verës. Ne, ndërkohë, vijojmë të jemi peng i diellit dhe i plazhit. Zjarret masive të korrik–gushtit 2025 kanë dhënë një tjetër goditje. Zona të tëra pyjore dhe destinacione malore janë djegur, duke sjellë anulime të rezervimeve dhe një imazh negativ në mediat ndërkombëtare.

Në vend që të ofrohej transparencë dhe një menaxhim i qartë i emergjencës, u mjaftuam me deklarata minimale, duke tentuar të minimizojmë dëmin. Mirëpo turistët e huaj nuk mashtrohen: ata shohin, lexojnë dhe krahasojnë. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria rrezikon të bëhet një destinacion i përkohshëm.

Një vend që vizitohet një herë, por nuk preferohet më. Shumë vizitorë të huaj shprehen të zhgënjyer dhe paralajmërojnë se nuk do të kthehen. Kjo është një kambanë e madhe alarmi. Duhet ta dëgjojmë të gjithë, pasi kriza më e madhe që mund të godasë turizmin është humbja e besimit. Pas çdo lajmi për “rekorde vizitorësh”, fshihet një realitet i hidhur: mungesë planifikimi, mungesë standardesh dhe mungesë vizioni. Turizmi nuk mund të jetë vetëm numra dhe imazhe të bukura në rrjete sociale.

Ai duhet të jetë një përvojë e qëndrueshme, e këndshme dhe e denjë për t’u rikthyer. Nëse nuk reflektohet sot, nesër rrezikojmë të shohim plazhe të mbushura me ndërtime, por bosh nga turistët. Nëse vijon kjo gjendje spontane me turizmin, vendi ynë rrezikon të përballet me fenomenin e “oversupply” (në anglisht “mbingopje) të vizitorëve, por me “undersupply” (në anglisht “nënfurnizim” të cilësisë). Kjo do të thotë: shumë turistë që vijnë një herë, por nuk rikthehen më për shkak të përvojës negative. Në afat të gjatë, kjo rrezikon imazhin e vendit dhe konkurrencën me fqinjët tanë, sidomos Malin e Zi dhe Greqinë, të cilat ofrojnë standarde më të larta në të njëjtin rajon.

Na nevojitet urgjentisht të bëjmë menaxhim (rregullim) të integruar të destinacioneve turistike, duke krijuar qendra rajonale që monitorojnë dhe koordinojnë shërbimet. Na duhet urgjentisht të kontrollojmë çmimet, duke filluar nga ato tejet abuzive të çadrave me dy shezlongë. Pse duhet të jetë 26 euro një çadër plazhi në Ksamil?!

Nuk duhet ta lejojmë! Na duhet formalizimi i tregut, inspektime të rregullta dhe rritje e transparencës për konsumatorët. Na duhet zhvillim i turizmit gjithëvjetor, nxitja e fortë dhe reale e turizmit kulturor, rural dhe malor, për të shmangur mbingarkesën e verës. Na duhen fushata imazhi ndërkombëtar, për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga zjarret dhe për të theksuar avantazhet e Shqipërisë si destinacion i sigurt dhe i veçantë. O Zot, sa shumë na duhet! Por duhet t’i bëjmë patjetër. Dhe kush do na i bëjë?

Next Post
Autobusi nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të plagosur

Autobusi nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In