Një nënvariant i ri i coronavirusit me përhapje të shpejtë që shkakton Covid-19, i mbiquajtur “Eris”, por i njohur zyrtarisht si EG.5, kohët e fundit u bë lloji më i përhapur në SHBA sipas vlerësimeve të fundit zyrtare.
Sipas një vlerësimi të CDC, nga e shtuna varianti EG.5 përbën afërsisht 17 për qind të të gjitharasteve me Covid në SHBA, duke e bërë atë llojin më dominues të sëmundjes.
Ky numër është një rritje nga afërsisht 12 për qind përqindje e rasteve të variantit EG.5 midis të gjitha llojeve në një llogaritje të 22 korrikut. Varianti është raportuar gjithashtu në disa vende.
Rreziqet nga Covid kanë rënë ndjeshëm me vaksinimet, por variante të reja kanë vazhduar të shfaqen. Varianti EG.5 ekziston nën familjen e shtameve Omicron që filloi të qarkullonte në fund të vitit 2021 dhe që atëherë ka lindur disa mutacione.