Numri i shtrimeve në infektiv mbetet ende i lartë. Në dy spitalet Covid në kryeqytet po marrin shërbim të specializuar mjekësor mbi 160 pacientë. Ndërkohë që mjekja infeksioniste, Entela Kolovani thotë se nëse rastet aktive do jenë në rritje edhe shtrimet do shtohen.
Mjekët ngrenë si shqetësim paraqitjen me vonesë në spital të të sëmurëve.
“Vijnë me shumë vonesë. Dhe rekuperimi i tyre është shumë i vështirë kjo sjell edhe rritjen e mortalitetit”, tha mjekja.
Në spital nuk mungojnë as moshat e reja, por mjekët thonë se dominon grupmosha, 55-75 vjeç. Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar.
Mjekja thotë se ulja e imunitetit gjatë shtatzënisë rrezikon edhe gratë shtatzëna. Mjekët apelojnë për vaksinim, pasi i ndihmon pacientët në kalimin më lehtë të sëmundjes.
/a.r











