Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 6 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 264 të tjerë. Ndërkohë që 205 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 36.773.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 49.169 raste pozitive, ndërsa 1.262 persona kanë humbur jetën.
g.kosovari