Bota e kinematografisë është në zi për vdekjen e regjisorit koreano-jugor Kim Ki Duk, në moshën 59-vjeçare. Regjisori ndodhej në Letoni pas ndërlikimeve të COVID-19
Sipas miqve të tij, regjisori fitues i “Luanit të Artë” në Venecia me filmin “Mëshirë”, ndodhej në vendin baltik nga 20 nëntori për të blerë një shtëpi pushimi, por nuk ishte paraqitur në takimin me pronarin e godinës. Miqtë e tij filluan ta kërkojnë në spitalet e vendit, duke konfirmuar vdekjen.
Regjisori i lindur në vitin 1960 pas një karriere të shkurtër ushtarake në rini, që gjithsesi kishte ndikuar në temat e kinematografisë së tij, ishte transferuar në Paris ku u edukua dhe filloi karrierën artistike.
Filmi i parë arriti suksesin e publikut ishte “ Ishulli” në vitin 2000, duke arritur në majat artistike me “Pranverë, verë, vjeshtë… dhe sërish pranverë” i vitit 2003 dhe veçanërisht “3-Iron”, me të cilin fitoi një Luan të Argjendtë në Venecia si dhe “Samaritana”, që fitoi “Ariun e Artë” në festivalin e Berlinit.
Pas vitesh heshtje, dhe filmash të diskutueshëm për tematikat e forta, regjisori arriti triumfin e tij pikërisht në 2012 me filmin “Mëshirë” ku nuk mungon një aktakuzë e fortë ndaj vendit të tij dhe shoqërisë koreane, si në çdo vepër të tij./a.p