Ka shkuar ne 361 numri i te prekurve ne vend ne deklaraten e perditshme. Ne 24 oret e fundit jane dhe 5 paciente te sheruar, qe e cojne ne mbi 100 shifren e te sheruarve ne vend.
Ministria e Shëndetësisë informoi sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit. Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërrsa numri total shkon në 361 të prekur gjithsej. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19.
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë.