Shtohen edhe 3 raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës.
Raportohet se kanë dalë pozitiv ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e çuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personeli shëndetësorë. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.
Autoritetet lokale në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.
Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar. /e.s/