• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Covid-19/Shqipëria po “e nis” rrugën sërish si pas vitit ‘90

by Ben Andoni
15/03/2020 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Situata e përbotshme gati pa asnjë skenar realist për mbarimin e karantinës totale lidhur me koronovirusin ka ngjallur një panik për veten, jetët e të afërmëve, lajmet e shumta kontradiktore dhe mbi të gjitha të ardhmen. Shqipëria nuk mund të bëjë dot dallim, pasi sot, numri i të prekurve ka arritur në 42 persona, që e përkthyer me gjuhën e studiuesve do të thotë një numër shumë e shumë më i madh. Turizmi ka dhënë shenjat e para të këtij realiteti të zi, teksa janë anuluar rezervimet e para potenciale. Kurse ekonomia po hesht në pritje të një reagimi qeveritar. E gjithë energjia e një shteti të varfër si shteti ynë ka shkuar thjesht te Shëndetsia dhe kapacitetet e saj, pastaj tek Task-forca, që po ndihmon me masat për mos përhapjen e frikshme të sëmundjes, e cila me ritmin e saj është e paprecedentë në dekadat e fundit.

Ndërsa një pjesë e madhe për shkak të strukturës së zhvillimit tonë mund të punojë dhe të funksionojnë online, pjesa më e madhe e bizneseve dhe sidomos ato të vogla kanë marrë goditjen e dytë fatale pas tërmetit.

Para qeverisë Rama tashmë del një detyrë që gati i kalon fuqitë e saj: Mënyra sesi duhet me u sjell me biznesin dhe përballjen e kësaj situate. Si duhet të veprojnë bankat e të gjitha niveleve dhe si do zgjidhen detyrimet e biznesit?! Zakonisht, vende si yni mund të kishin strategji për plane B, por kjo bëhet dhe aplikohet kur vendet janë të konsoliduara ndërsa Shqipëria sapo e ka nisur udhën e saj në kapitalizëm.

Ajo që e shqetëson komunitetin është sesi do paguhen kreditë e biznesit? A do ketë paketa ndihme për të varfërit dhe sidomos trajtime për punonjësit që janë nëpër fasoneri? Si do të shkojë realisht situata me bisnesin dhe ku do gjenerojnë paketat ndihmëse për ta?

Biznesi është realisht i shqetësuar dhe mbushur me hipoteza por më e trishtë është situata sepse është tejet e rëndë për një ekonomi si jona të marrësh goditje kapitale në harkun e 6 muajve. Mënyra sesi kjo qeveri do të tregojë përballjen me këtë situatë do jetë treguesi i parë i ndryshimit real të kësaj qeverie me të gjithë paraardhëset e saj të pas viteve ’90. Veprimet dhe impaktet do jenë realisht fytyra e saj dhe jo retorika. Por, larg të tjerave, një gjë dihet mirë: Shqipëria po e nis rrugën e saj sërish, sikur të jetë jo tamam viti ’90 por gati shumë afër atij. (Javanews)

 

Next Post
Virologu italian shprehet kundër kryeministrit anglez: Imuniteti i masës është fantashkencë

Virologu italian shprehet kundër kryeministrit anglez: Imuniteti i masës është fantashkencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In