• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

COVID-19/ Rusia gati për vaksinimin masiv të popullsisë në tetor, krenaria e saj ngre shqetësime në Perëndim

by Java News
07/08/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë që do të miratojë një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ka në plan të nisë vaksinimin masiv në muajin tetor, por pa përfundur ende provat. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dhënë alarmin se nxitimi në këtë drejtim, mund të ketë pasoja.

Moska po e propagandon këtë si një fitore sikurse ajo me Sputnikun, duke iu referuar lëshimit nga Bashkimi Sovjetik të satelitit të parë në botë në vitin 1957. Por injeksionet eksperimentale me vaksinën kundër COVID-19 nisën më pak se dy muaj më parë tek disa dhjetra njerëz dhe nuk ka asnjë provë shkencore të botuar që mbështet futjen e vonë të Rusisë në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër virusit dhe aq më pak që të shpjegojë se pse ajo duhet të konsiderohet si kryesuese e garës.

“Jam i shqetësuar që Rusia po i bie shkurt dhe vaksina që do të dalë mund të jetë jo vetëm e paefektshme, por edhe e pasigurtë”, thotë Lawrence Gostin, një ekspert i ligjit ndërkombëtar për shëndetin publik në universitetin “Georgetown”.

“Nuk funksionon kështu. … Provat klinike janë ato që kryen të parat. Kjo është vërtet e rëndësishme”, shton ai.

Sipas Kirill Dmitriev, kreut të Fondit rus të Investimeve Direkte, një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor “Gamaleya” në Moskë mund të miratohet brenda disa ditësh, përpara se shkencëtarët të përfundojnë atë që është quajtur faza e tretë e studimit. Studimi i fazës përfundimtare, që zakonisht përfshin dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt apo nëse vërtet funkionon.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se anëtarëve të “grupeve në rrezik”, siç janë punonjësit e mjekësisë, mund t’u ofrohet që ta bëjnë vaksinën këtë muaj. Ai nuk sqaroi nëse ata do të ishin pjesë e studimit të fazës së 3-të, që thuhet se do të përfundojë pasi vaksina të marrë atë që quhet “miratimin me kusht”.

Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova premtoi se në shtator do të nisë “prodhimin industrial” të vaksinës dhe zoti Murashko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë që në muajin tetor.

Doktor Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA vuri në dyshim javën e kaluar qasjen e shpejtuar të disa vendeve: “Shpresoj që kinezët dhe rusët ta testojnë vërtet vaksinën përpara se ta shpërndajnë në masë, sepse pohimet se egziston një vaksinë gati për t’u shpërndarë përpara se të testohet, përbëjnë në rastin më të mirë një problem”, tha ai.

Pikëpyetjet lidhur me vaksinën që po zhvillohet nga Rusia, vijnë ndërsa muajin e kaluar SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përdorte hakera për të vjedhur hulumtime rreth vaksinave nga laboratorët perëndimorë.

Të qenit i pari në garën për prodhimin e një vaksine është çështje prestigji kombëtar për Kremlin ndërsa përpiqet të mbrojë imazhin e Rusisë si një fuqi globale e aftë për të garuar me SHBA-në dhe Kinën. Nocioni i të qenit “i pari në botë” mbizotëroi mbulimin që i bënë mediat shtetërore këtyre përpjekjeve, ndërsa zyrtarët qeveritarë vlerësonin përfundimet e fazës së parë të testimit.

Në prill Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët rrusë që të shkurtojnë kohën e provave klinike për një larmi ilaçesh, përfshirë vaksinën e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Bashkimit të Organizatave ruse mbi Provat Klinike urdhri vendosi “një kufi të pakuptueshëm” për shkencëtarët të cilët si rezultat “u bënë pjesë e garës së çmendur, duke shpresuar të kënaqin ata që janë në pushtet”. Shoqata i ngriti shqetësimet fillimisht në fund të muajit maj, kur profesor Alexander Gintsburg, drejtuesi i institutit “Gamaleya”, tha se ai dhe studiues të tjerë e kishin testuar vaksinat tek vetja e tyre.

Masa ishte një “shkelje e hapur e themeleve mbi të cilat janë ngritur hulumtimet klinike, shkelje e ligjit rus dhe rregulloreve ndërkombëtare të pranuara në mënyrë universale”, tha grupi në një letër të hapur drejtuar qeverisë, duke u bërë thirrje shkencëtarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë që t’i përmbahen standardeve të testeve klinike.

Provat klinike në njerëz filluan më 17 qershor me 76 vullnetarë. Gjysma u injektuan me një vaksinë në formë të lëngshme dhe gjysma tjetër me një vaksinë në formë pluhuri që tretet.

Gjysma e parë e vullnetarëve u rekrutuan nga ushtria, gjë që ngriti shqetësimin se ushtarakët mund të jenë nën presion për t’u bërë pjesë e testeve. Disa ekspertë thonë se dëshira e tyre për një paraqitje të mirë mund të ndikojë tek gjetjet.

“Nuk është rastësi që njoftimet që shohim në media në lidhje me provat klinike tek ushtarakët thonë se askush nuk kishte ndonjë efekt anësor, ndërsa tek grupi tjetër u raportuan disa”, tha Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Moskë.

Ndërsa provat klinike u shpallën të përfunduara dhe me njoftimin për miratimin e rregulloreje të dyshimtë javën e kaluar, janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Garancitë e qeverisë se ilaçi prodhoi reagimin e dëshiruar të imunitetit të njeriut dhe se nuk ka shkaktuar asnjë efekt domethënës anësor, nuk ishin aq bindëse pa të dhëna shkencore të publikuara që përshkruanin gjetjet. Organizata Botërore e Shëndetit tha se të gjitha vaksinat potenciale duhet të kalojnë fazat e plota të testimit përpara se të nxirren në qarkullim. “Ka praktika dhe udhëzime të miratuara”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier të martën. “Ka një ndryshim të madh mes gjetjeve, të patur të të dhënave apo ndoshta të një vaksine që funksionon, me kalimin nëpër të të gjitha fazat e nevojshme”, tha ai./VOA

g.kosovari

Next Post
Champions/ S’ka fitues në pjesën e parë, Real dhe Juve rikthejnë baraspeshën ndaj City e Lyon

Champions/ S'ka fitues në pjesën e parë, Real dhe Juve rikthejnë baraspeshën ndaj City e Lyon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

“Njësoj si Trump”, Rama: Do të flas në parlamentin e Izraelit të hënën

January 22, 2026
Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!

January 22, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Lali Eri në burg pa prova e pa gjyq, janë shkruar tre volume…”, Rama në Kuvend: SPAK, si sportel ku lihen letrat e popullit

January 22, 2026
Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

January 22, 2026
Rama: Parku i Butrintit do të bëhet si themi ne, do të jetë pa përqindje karboni

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironizon opozitën: Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë

January 22, 2026
Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që s’është në Kushtetutë, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike

Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që s’është në Kushtetutë, s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike

January 22, 2026
“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

January 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026

January 22, 2026
“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

January 22, 2026
Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In