Covid-19/ Radhë kilometrike edhe në kufirin Greqi-Bullgari

Aa 11 696x391

Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA.

Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian.

Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19.

Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon që udhëtarët në Greqi të përdorin pikat e tjera kufitare si ato të Ilindenit, Makazas, Kapitan Petko Vojvodas dhe Ivajlovgradit./

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com