• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Covid-19/Pesë arsye pozitive që japin shpresë mes kaosit

by Java News
22/03/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njerëzit në gjithë botën janë duke kaluar në një kohë të vështirë, derisa koronavirusi vazhdon të shpërndahet.

Numri i të infektuarve dhe i viktimave vazhdon të rritet, qytetet e madje edhe shtetet po mbyllen e shumë njerëz janë detyruar që të hyjnë në izolim.

Por, për gjithë këto lajmë shqetësuese, ka disa arsye për të pasur shpresë.

BBC shkruan edhe për anën pozitive që ka shkaktuar koronavirusi në botë.

  1. Bie ndotja e ajrit

Përderisa vendet janë mbyllur shkaku i virusit, ka pasur rënie të konsiderueshme të nivelit të ndotjes, transmeton Koha.

Kina e Italia, që të dyja, kanë regjistruar rënie të lartë të dyoksidit të karbonit – një ndotës serioz i ajrit dhe kimikate e fuqishme e ngrohjes, i cili ka rënë nga zvogëlimi i aktivitetit industrial dhe lëvizjes së makinave.

Hulumtuesit në New York për BBC kanë bërë të ditur se rezultatet e hershme të monoksidit të karbonit, kryesisht nga makinat, është reduktuar në gati 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe me anulimin masiv të fluturimeve dhe miliona punëtorë që punojnë nga shtëpitë, vendet presin që kjo të shënojë rënie edhe më tepër.

  1. Pastrohen kanalet

Banorët e Venecias kanë parë një përmirësim të dukshëm të kualitetit të ujit në kanalet e famshme që kalojnë përgjatë qytetit.

Rrugët e këtij qytetit turistik në veri të Italisë janë zbrazur, duke bërë edhe një rënie drastike të trafikut në ujë, që ka lejuar që sedimentet të sistemohen.

Uji, që zakonisht është i errët, është pastruar aq shumë sa që madje mund të shihen edhe peshqit.

  1. Aktet e mirësisë

Ka shumë lajme rreth panikut gjatë blerjes së gjërave, por virusi gjithashtu ka nxitur sjellje të mirësisë rreth botës.

Dy qytetarë nga New Yorku mblodhën më tepër se 1300 vullnetarë brenda 72 orëve për të shpërndarë gjëra ushqimore dhe ilaçe për njerëzit e moshuar apo të rrezikuar në qytet.

Facebook ka bërë të ditur se qindra mijëra persona në Britani të Madhe u janë bashkuar grupeve lokale të ngritura kundër virusit, e grupe të ngjashme janë formuar edhe në Kanada, duke krijuar kështu një trend të njohur si “përkujdesja”.

Kurse supermarketet në Australi kanë krijuar “orën për të moshuarit”, për t’iu mundësuar blerësve të moshuar dhe atyre me aftësi të kufizuara të blejnë në mënyrë të qetë e pa presion.

E njerëzit në gjithë botën kanë dhuruar para, ide për receta dhe ushtrime, kanë dërguar mesazhe shpresëdhënëse për të moshuarit që janë në izolim dhe kanë shndërruar bizneset në qendra të shpërndarjes së ushqimit.

  1. Një front i bashkuar

Ndërmjet punës së lodhshme dhe jetës në shtëpi është e lehtë që njerëzit të ndjehen të shkëputur me njerëzit përreth tyre.

Përderisa virusi na prek të gjithëve, ai ka afruar shumë komunitetet përreth botës.

Në Itali, njerëzit e izoluar në një hapësirë, kanë kënduar nga ballkonet e tyre për të ngritur moralin.

Derisa në Spanjë një instruktor i fitnesit ka mbajtur një orë të ushtrimeve nga një çati, me qytetarët që ushtronin në ballkonet e tyre.

Shumë njerëz e kanë shfrytëzuar mundësinë që të rilidhen me miqtë apo me të dashurit e tyre përmes telefonit apo video thirrjeve, përderisa të rinjtë kanë organizuar ndeja virtuale përmes aplikacioneve të ndryshme.

E virusi gjithashtu ka vënë në pah rëndësinë e punëtorëve shëndetësorë dhe njerëzve të tjerë që punojnë në shërbime kyçe.

Mijëra evropianë kanë duartrokitur nga ballkonet e tyre mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të frontit ndaj koronavirusit, derisa shumë studentë të mjekësisë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar profesionistët shëndetësorë.

  1. Shpërthimi i kreativitetit

Me miliona njerëz të izoluar, shumë prej tyre po përdorin mundësinë të jenë kreativ.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndarë detaje të hobit të tyre, përfshirë leximin, gatimin, e pikturimin.

Biblioteka publike në Washington është njëra prej tyre që është duke mbajtur një klub virtual për librin, ndërsa kuzhinieri italian me yje Michelin, Massimo Bottura ka nisur një seri në Instagram të quajtur “Kantina e Kuzhinës”, duke iu mësuar të izoluarve receta bazike.

Një mësues i artit në Tennesse të SHBA-së ka mbajtur orë online për fëmijët që janë jashtë shkollë, duke inspiruar ata që të jenë kreativ në shtëpi.

E derisa shumë hapësira publike janë mbyllur, fansat e artit kanë pasur rastin të shohim galeritë më të mëdha në botë përmes vizitave virtuale, nga pikturat e famshme të Louvret në Paris deri te skulpturat klasike të Vatikanit.

“Sydney Observatory”, i Australisë ka ofruar një turne në qiell gjatë natës për njerëzit që janë duke qëndruar në shtëpi.

 

Next Post
Ana tjetër/Çdo pacient i shëruar nga COVID 19 infektohet e infekton nëse s’qëndron i mbyllur 14 ditë

Ana tjetër/Çdo pacient i shëruar nga COVID 19 infektohet e infekton nëse s’qëndron i mbyllur 14 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In