• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Covid-19 nuk do jetë koronavirusi i fundit”/ Skënder Brataj analizon kërkimet shkencore: Kush janë medikamentet që bllokojnë virusin

by Java News
18/08/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj thotë se SarsCov2 2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje.

Në një postim në Facebook, Brataj sqaron me hollësi kërkimet shkencore të realizuara më herët për medikamentet që trajtojnë Covid-19.

Ai thotë se deri tani janë identifikuar pak medikamente të efektshme në bllokimin e infeksionit SARS/CoV2.

Më tej Brataj sqaron se virusi fillimisht sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator dhe si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët virale duke zbuluar strukturën e tyre molekulare.

Postimi i plote i Skender Brataj

SHKENCA NUK RESHT SË KËRKUARI MEDIKAMENTE TË REJA PËR TRAJTIMIN E COVID-19!

Science Immunology

28 maj 2021

Kërkuesit shkencorë të Penn Medicine zbulojnë medikamentin që bllokon variante të shumta të SARS-CoV-2 te minjtë.

Një molekul e vogël agoniste, STING mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë.

Medikamenti diABZI që aktivizon përgjigjen imunitare ishte shumë efektivë në parandalimin e COVID -19 të formave të rënda tek minjtë e infektuar me SARS/CoV 2. Kjo sipas shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë. Rezultatet e publikuara në Science Immunology, sugjerojnë që diABZI mund të trajtojë edhe koronaviruset e tjerë respiratorë.

Pak medikamente janë identifikuar deri tani të efektshëm në bllokimin e infeksionit SARS/CoV 2. Ky punim është i pari që demonstron se aktivizimi terapeutik i një përgjigje të hershme të imunitetit me një dozë të vetme është një strategji premtuese për kontrollin e virusit, përfshirë variantin e Afrikës së Jugut B.1.351. Zhvillimi i antiviralëve efektivë është urgjentisht i nevojshëm për të kontrolluar infeksionin dhe sëmundjen SARS/CoV 2, veçanërisht pasi variantet e rrezikshme të virusit vazhdojnë të shfaqen.

Virusi SARS-CoV-2 fillimisht sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator. Si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët viralë duke zbuluar strukturën e tyre molekulare. Ekipi kërkimor filloi të kuptonte më mirë këtë efekt duke parë linjat qelizore të mushkërive të infektuara me Sars/Cov 2 në mikroskop. Ata zbuluan se virusi është në gjendje të fshihet, duke shkaktuar kështu një vonesë në njohjen dhe përgjigjen e menjëhershme të sistemit imunitar. Studiuesit parashikuan se ata mund të jenë në gjendje të identifikojnë medikamente ose molekula të vogla me veti të ngjashme me to, që mund të shkaktojnë këtë përgjigje imunitare në qelizat e aparatit respirator më shpejt dhe të parandalojnë infeksionin e rëndë SARS/CoV 2.

Për të identifikuar agonistët antiviralë që do të bllokonin infeksionin SARS/CoV 2, studiuesit kryen një kontroll të 75 medikamenteve që synojnë zbulimin e qelizave pulmonare. Ata shqyrtuan efektet e tyre në infeksionet virale me mikroskop dhe identifikuan nëntë kandidatë, përfshirë dy dinukleotide ciklike (CDN), të cilët bllokuan ndjeshëm infeksionin duke aktivizuar STING (simulimi interferonit).

Ata vendosën të testojnë një agonist të molekulave të vogla të sapoformuara të quajtur diABZI, i cili nuk është miratuar nga FDA, por aktualisht është në provat klinike për trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Studiuesit zbuluan se diABZI pengon fuqishëm infeksionin SARS-CoV-2 të disa llojeve, duke përfshirë variantin shqetësues B.1.351, duke stimuluar interferonin.

Së fundi, studiuesit testuan efikasitetin e diABZI në minjtë transgjenikë që ishin infektuar me SARS-CoV-2. Meqenëse medikamenti duhej të arrinte në mushkëri, diABZI u administrua përmes hundës. Minjtë e trajtuar me diABZI treguan shumë më pak humbje peshe sesa minjtë e grupit të kontrollit. Ata kishin ulur ndjeshëm ngarkesën virale në mushkëri dhe në hundë. Po ashtu kishin rritur prodhimin e citokinave, të gjitha në mbështetje të konstatimit se diABZI stimulon interferonin ndaj imunitetit mbrojtës.

Rezultatet e studimit ofrojnë premtime se diABZI mund të jetë një trajtim efektiv për SARS/CoV-2, që mund të parandalojë forma të rënda të COVID-19 dhe përhapjen e infeksionit. Për më tepër, meqenëse diABZI ka treguar se pengon replikimin e virusit të gripit dhe rinovirusit në qelizat e kultivuara, agonisti STING mund të jetë më efektiv kundër shumë viruseve të tjerë respirator.

Është me të vërtetë e rëndësishme të mbani mend se SARS/CoV 2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje./Dr.Skender Brataj

/m.j

Next Post
Gruaja çudit me deklaratën e saj: Jam e martuar me fantazmën e Michael Jackson! Më propozoi me unazë. S’bëjmë seks

Gruaja çudit me deklaratën e saj: Jam e martuar me fantazmën e Michael Jackson! Më propozoi me unazë. S'bëjmë seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In