Covid-19 në Berat/ Infeksioni pushton disa institucione vendore, mes tyre dhe shumë pensionistë

Spitali Berat1

Mes 33 rasteve të konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit konfirmohen të prekur edhe në disa institucione vendore.

Mes të infektuarve janë: 1 specialist në drejtorinë e sh.a. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat. Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private që operojnë në shërbim të qytetarëve, 3 gjithsej.

22 raste të reja rezultojnë të jenë pensionistë të moshave nga 60-72-vjeç, ndërkohë që 6 raste të tjera “pozitive” konfirmohen të papunë.

Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda. E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com