• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

COVID-19/ Merkel e ashpër kundër debateve për lirimin e masave: Orgji diskutimesh të rrezikshme

by Java News
20/04/2020 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania filloi këtë javë me kujdes lirimin e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së Coronës. Kancelarja Merkel është e shqetësuar. Ashpër ajo kritikon debatin për lirimin e masave.

Kancelarja Merkel e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë me ashpërsi debatin që po zhvillohet aktualisht në Gjermani për lirimin e masave të forta kufizuese në luftë kundër Coronës. Në një video-konferencë të presidiumit të partisë së saj, CDU, ajo është shprehur, se është e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të kujdesshëm të masave ka çuar në një „orgji diskutimesh për hapjen” e tyre. Rreziku i infeksioneve me Corona është edhe më tej shumë i lartë në Gjermani, ka thënë Merkel.

Si edhe më parë është e pamënjanueshme, që qytetarët të respektojnë rregullat e distancës dhe masa të tjera mbrojtëse, tha Merkel para pjesëmarrësve në video-konferencë. Merkel citohet të ketë thënë se është „skeptike” dhe „shumë e shqetësuar”.

Sitzung des bayerischen Landtags - Markus Söder (picture-alliance/dpa/P. Kneffel)Kryeministri bavarez, Markus Söder

Konsultime të tjera më 30 prill

Kancelarja gjermane ka kujtuar se për masat e tjera do të diskutohet më 30 prill mes federatës dhe landeve. Por më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja pas një jave. Vetëm nga data 8 apo 9 maj do të kemi një përshtypje më të saktë, se si do të ecet përpara me ekonominë dhe si do të veprohet me shkollat, sipas saj.

Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. Detajet varet nga degët e caktuara dhe landet. Në disa lande kanë filluar shkollat për nxënësit maturantë. Por rregullat e ndalimit të kontaktit janë në fuqi deri më 3 maj. Bavaria ndërkohë ashpërsoi masat dhe futi detyrimin e maskës në të gjitha dyqanet dhe qarkullimin urban. DW

Next Post
A ka qarkulluar virusi në Shqipëri që në Janar?

A ka qarkulluar virusi në Shqipëri që në Janar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In