• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

COVID-19/ Kryetari i Shoqatës së bar-restoranteve: Të bëhet vaksinimi me detyrim i punonjësve

by
03/09/2021 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia e COVID-19 goditi jo pak sektorin e bar-restoranteve duke i futur në krizë, ndërsa zgjatja e orës policore, nga ora 06:00-23:00, mund të përkeqësojë edhe më tej situatën e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj tha në një lidhje me ‘Skype’ për Report Tv se pavarësisht sezonit turistik, të ardhurat nuk ishin ato priteshin dhe baret e restorantet. Ashpërsimi i masave anti-COVID, sipas tij ndikojnë në frikën në popullatë, duke ulur fluksin e klientëve në lokale.

“Pritej rikthimi i orës policore me mbarimin e sezonit turistik. Rritja e infektimeve pritej të sillte rritje të orës policore dhe ulje të njerëzve në bare sepse i ka kapur paniku. Jemi shumë ulët me të ardhurat, pavarësisht numrit të lartë të turistëve, konsumi nuk ishte në pritshmëritë e duhura. Ky sezon ka qenë më i dobët se ai vjetshëm. Turistët që kanë ardhur kanë qenë familjarë dhe nuk kanë patur një konsum të kënaqshëm”, tha ai.

Jahaj theksoi se qeveria duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndihmuar bizneset, duke propozuar edhe vaksinimin me detyrim të stafeve në bare e restorante.

“Ne kërkojmë një komunikim me qeverinë që të gjejmë mënyra dhe platforma për bashkëpunime sa më të mira për t’i dhënë një dorë biznesit që është në vështirësi. Ajo që kërkojmë është një vaksinim masiv, sikurse është bërë edhe për mësuesit, për punonjësit e bar-restoranteve. Në ato aktivitete që nuk kanë ambiente të hapura, të futen ata që janë vaksinuar. Të bëhen disa politika konkrete nga qeveria për të ndihmuar këto biznese. Me ardhjen e vjeshtës, situatën e shohim të rëndë, por urojmë të ketë një zgjidhje të kësaj situate”, shtoi ai.

Nga 1 shtatori hynë në fuqi masat e reja anti-COVID. Ora policore nga 24:00-06:00 ka shkuar në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksinimi i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.

/b.h

Next Post

Si Edi Rama “turpëron” kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In