Covid-19/ Kosova shënon 4 vdekje dhe 56 raste pozitive

Kosove

KNë Kosovë të shtunën janë regjistruar edhe katër raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga marsi i vitit 2020 ka arritur në 2.959.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.327 mostra të personave të dyshuar se janë të infektuar dhe nga ky numër 56 kanë dalë pozitivë.

Sipas autoriteteve 281 persona janë shëruar derisa 2.330 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të shtunën, 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com