• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Covid-19/ Ekspertët analizojnë rastet e fundit: Ende nuk kemi një arsye konkrete pse po ndodh?!

by Java News
24/07/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 230,
duke shënuar rritje në krahasim me disa ditë më parë. Shifrat mund
të mos jenë të larta në krahasim me disa muaj më parë, por rritja e
tyre shkakton shqetësim në popullatë.
Eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti shpjegon se numrat
aktualisht janë të vegjël për të pasur një analizë mbi rritjen. Eksperti
thotë se ka vetëm 3-4 ditë që janë rritur dhe nuk e kemi një trajektore
e cila duhet të jetë minimalisht për një periudhë shtatë ditore që të
analizohet. Alimehmeti thotë se edhe për sa i përket testeve 1 për
qind e tyre janë pozitive, kështu shifra është shumë e vogël për të
përcaktuar që tani se si do jetë saktësish trendi.
Në të njëjtin mendim është edhe eksperti i epidemiologjisë në ISHP
Alban Ylli. Ai thotë se ende jemi në fillim të rritjes së shifrave dhe risku
ende është i ulët.
“Ashtu si gjetkë duhet të ketë ndikuar rritja e kontakteve të ngushta
gjatë festave sportive të fillim muajit. Turistet, dasmat etj. Ka ende
shume persona te pa vaksinuar dhe pa imunitet,” thotë eksperti.
Ekspertët përcaktojnë se grumbullimet e dukshme mund të jenë një
faktor për rritjen e lehtë të shifrave pasi masat pothuajse nuk janë,
por edhe varianti Delta, për të cilën Instituti i Shëndetit Publik në
vendin tonë ka tre javë që pret përgjigje nga laboratori i referencës në
Berlin.
Ekspertët shtojnë se në edhe turizmi, ndikon fakti që ka lëvizje më të
shumtë të njerëzve. Sipas Alimehmetit duhet të kemi parasysh që
Shqipëria ka pasur incidencën më të ulët në Europë përpara fillimit të
sezonit turistik dhe si rrjellojë me njerëz që vijnë nga jashtë rriskun
më të madh e kemi ne. Ai shtoi se për momentin Shqipëria ka një
incidencë 7-8 për 100.000 banorë.
Pavarësisht shifrave të vogla ekspertët mendojnë se trendi do jetë në
rritje, pikërisht duhet që popullata të jetë e vaksinuar. Sipas tyre
mendohet të ketë një rritje të rasteve sipas trendit por rritjen më të
madhe mund ta kemi në vjeshtë dhe atëherë do shohim më qartë
situatën.
“Të jemi sa më të përgatitur për vjeshtën,” shton Ylli.
Ndërkaq Alimehmtei shpjegon se njerëzit duhet të jenë më të
ndërgjegjshëm. Ai thotë se secili e di situatën e tij nëse e ka kaluar
Covid-19.
“Dy aspekte janë thelbësore. Nëse e ke kaluar Covid-19 pra të
konfirmuar me tampon, test serologjik dhe me diagnozën e mjekut.
Edhe nëse jo, a je vaksinuar. Nëse përgjigja është për të dyja është
“jo” atëherë duhet të vaksinohen. Nëse përgjigja për të paktën një nga
këto të dyja është “po” atëherë rrisku është më i qetë,” shpjegon
eksperti.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një deklaratë
për media kanë thënë se nëse varianti Delta prek vendin tonë atëherë
do të ketë rishikohen masat kundër Covid.
“Nëse konfirmohet varianti Delta, do të ketë një qasje ndryshe. Në
kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit
fizik, elementët e higjienës personale, vendosjes së maskës në
ambiente të brendshme. Ekspertët theksojnë se është shumë e
rëndësishme që individët të vaksinohen sa më parë për të paraprirë
rritjen e raste në vjeshtë.
Përveç vaksinimit Ylli thotë se është e rëndësishme të ketë shmangie
të grumbullimeve, sidomos në mjedise të mbyllura, higjiena e duarve
dhe maskat në mjedise të mbyllura.(SI)

Next Post
A janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, për vizitë private në SHBA?

A janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, për vizitë private në SHBA?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In