• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

COVID-19/Edhe Basha ngushëllon arkitektin Hajdar Kovaçi: Nderim aktivistit të njohur të PD në Durrës, që vdiq nga virusi

by Java News
28/04/2020 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha është drejtuar me një mesazh ngushëllimi familjes së arkitektit të njohur Hajdar Kovaçi i cil ka qenë dhe pjesë e Partisë Demokratike.

Basha thotë se ai në të gjitha detyrat që shërbeu kujtohet me nderim e respekt, si arkitekt i Bajram Currit, si themelues i arkitekturës moderne apo edhe si përfaqësues për dy mandate nën siglën e PD në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Po ashtu Basha thotë se Hajdar Kovaçi do të mbetet gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta njohin.

 

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes para kohe nga jeta të ing. Hajdar Kovaçit i cili humbi jetën pas një beteje disa ditore me koronavirusin në spital. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike ju shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortës së tij znj. Magdalena, djalit të tij Admirit, të afërmve dhe miqve të shumtë të tij dhe mbarë qytetarëve të Durrësit.

Arkitekti Hajdar Kovaçi ky personalitet i respektuar dhe intelektual i nderuar gëzonte respekt të thellë nga kolegët, intelektualët dhe qytetarët. Në vitin 1972 ai u emërua arkitekt në qytetin e Bajram Currit ku edhe sot bashkëkohësit e kujtojnë me nderim e respekt për punën e tij në ndërtimin e qytetit verior si për përgjegjësi të lartë profesionale, kulturë dhe intelekt.

Pjesën tjetër të jetës profesionale dhe familjare e vazhdoi në qytetin e Durrësit, për të cilin dha gjithçka, kontribut që iu shpërblye me mirënjohjen dhe vlerësimin e gjithë qytetarëve durrsakë. Ai mbahet mend si themelues i arkitekturës moderne kur në fillim të viteve ’90 themeloi studion e parë arkitekturore në qytetin bregdetar.

Hajdar Kovaçi është një nga aktivistët më të njohur të Partisë Demokratike në Durrës. Ai ka kandiduar për deputet nën siglën e PD në vitin 2001 dhe ka përfaqësuar për dy mandate qytetarët në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në të gjitha detyrat e tij ai shërbeu me integritet, dhe ishte model i qytetarit familjar, i intelektualit të angazhuar për interesat e komunitetit dhe i profesionistit të talentuar.

Dar Kovaçi do të mbetet përherë në kujtesën e kujtdo që pati fatin ta njohë dhe në mirënjohjen e të gjithë durrsakëve për të cilët dha aq shumë. U prehtë në paqe!

Next Post
Spanjë/Ulet numri i viktimave në Spanjë, qeveria e Sanchez gati të zbusi masat!

Spanjë/Ulet numri i viktimave në Spanjë, qeveria e Sanchez gati të zbusi masat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In