• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Covid 19 dhe udhëtime/ Ja planet që po ndërmarrin vendet në prag të verës

by Java News
13/03/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe vera e 2021-it, si dhe ajo e vitit 2020, parashikohet se do të jetë në vështirësi sa i takon Covid 19 dhe kufizimeve të mundshme.

Në funksion të rinisjes së udhëtimeve, disa vende në botë po përgatiten të mirëpresin turistët: nga pasaporta e vaksinimit, te karantina në një jaht, deri te destinacionet “Covid Free”.

Le të shohim në detaje planet e disa shteteve dy muaj para nisjes së sezonit veror.

Tajlanda ofron karantinë jahtesh për turistët – Tailanda është rihapur në turizëm, por, duke pasur parasysh mungesën e vizitorëve, numri u zvogëlua nga 40-50 mijë në ditë, në disa qindra, duke pësuar një tërheqje të re të mundshme.

Kështu, vendi aziatik, po shikon mundësinë e shpenzimit të karantinës së detyrueshme për dy javë në bordin e një jahti.

Qeveria, e cila sapo ka njoftuar nismën, shpreson të jetë në gjendje të mbledhë 1.8 miliardë baht (48 milionë euro), tani për tani vetëm në letër.

Turizmi është një sektor  vendimtar në buxhetin e vendit, por pandemia ka detyruar ndalimin e udhëtimeve dhe fluturimeve me avion që në mars 2020.

Tajlanda më pas ka rihapur gradualisht kufijtë e saj që nga tetori, duke filluar një iniciativë të parë të nisur në janar me mundësinë e shpenzimit të karantinës, duke luajtur golf në një vendpushim të veçantë.

Javën e kaluar, ministri i turizmit të Tajlandës, tha se do të propozonte një projekt tjetër për të lejuar turistët ta kalonin në mënyrë të sigurt karantinën në zonat e njohura turistike, duke përfshirë vendpushimet në plazh.

Kjo mundësi, mund të fillojë që në prill në resorte të ndryshme, duke përfshirë zona të njohura si, Phuket, Krabi dhe Chiang Mai.

Nga ana tjetër, programi i karantinës së jahteve tashmë ka filluar: udhëtimet kanë nisur bërë dhe njëqind anije pritet të vihen në dispozicion të turistëve.

Udhëtarëve u kërkohet të mbajnë një byzylyk inteligjent, që monitoron simptoma të mundshme, përfshirë temperaturën dhe presionin e gjakut dhe vendndodhja e tyre gjurmohet përmes GPS.  Pajisja mund të transmetojë informacion edhe në det, brenda një rreze prej 10 kilometrash.

Greqia, nga destinacionet pa Covid te testet negative – Pas rihapjes së ishullit Kastelorizo, ​​si një simbol i destinacionit pa Covid, Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët e imunizuar dhe të shëruar.

Vendi helen synon të nisë sezonin e verës nga mesi i majit, por vetëm për njerëzit e vaksinuar, me antitrupa ose që kanë një test negativ.

Kina nis me ‘pasaportën e vaksinës’ – Kina, ka paralajmëruar  ‘pasaportën e vaksinës’ së parë, me një program të sapo aktivizuar për të lejuar qytetarët kinezë të udhëtojnë jashtë vendit.

Kjo është një certifikatë dixhitale që tregon statusin e vaksinimit të subjektit me rezultatet e testeve dhe mund të arrihet përmes platformës sociale ‘WeChat’.

Qëllimi i certifikatës, është të “ndihmojë në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Për momentin, megjithatë, kjo “pasaportë” – e cila mund të jetë edhe letër – është në dispozicion vetëm për qytetarët kinezë dhe nuk është e detyrueshme.

Programi kinez përfshin një shifër të koduar QR që lejon secilin vend të marrë informacion mbi shëndetin e udhëtarëve.

“Kodet shëndetësore QR”, brenda ‘WeChat’ dhe aplikacioneve të tjera kineze për ‘smartphone’, janë tashmë të nevojshme në Kinë për të hyrë në transportin kombëtar dhe shumë hapësira publike.

Aplikacionet gjurmojnë vendndodhjen e një përdoruesi dhe prodhojnë një kod “jeshil”, sinonim i shëndetit të mirë, nëse një përdorues nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me një rast të konfirmuar ose nuk ka arritur një pikë të nxehtë të virusit.

Spanja mund të nisë ‘pasaportën e vaksinimit’ nga maji – Ministri spanjoll i Turizmit, Reyes Maroto tha se vendi mund të nisë ‘pasaportën e vaksinimit’ që në maj, kur të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid.

Për më tepër, qëllimi i Spanjës për të konsideruar një “korridor të gjelbër” për turistët e vaksinuar britanikë, është paralajmëruar prej kohësh, gjithnjë nëse nuk do të ketë një marrëveshje të BE-së për ‘pasaportat e vaksinimit’.

Izraeli rihap atraksionet turistike – Falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, Izraeli tashmë ka rihapur atraksionet turistike.

Me gati 5 milionë izraelitë të vaksinuar me të paktën një dozë (thuajse 4 milionë me të dytën) dhe një numër rastesh nën kontroll, kufizimet janë qetësuar.

Elementi vendimtar, është “Green Pass” (imunizimi i dyfishtë ose rikuperimi nga virusi), i cili u lejon të interesuarve të kenë një numër më të madh shërbimesh sesa ata që akoma duhet ta marrin atë.

Italia – Sardenja, rajoni i vetëm “i bardhë” i Italisë, është blinduar dhe po përgatitet për një sezon turistik me një koeficient shumë të lartë të sigurisë shëndetësore.

Detyrimi i testeve të hyrjes, për këdo që mbërrin në ishull tashmë ka filluar. Një model i Siçilisë është studiuar gjithashtu: një tampon për ata që mbërrijnë, një tjetër test diagnostikues pas 5-6 ditësh qëndrimi dhe gjurmimi duke u regjistruar në një portal rajonal.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po konsiderojnë gjithashtu miratimin e lejeve të ngjashme.

Bashkimi Evropian po punon ndërkohë për një vaksinë “green pass”, që do të lejojë qytetarët të udhëtojnë midis vendeve të BE dhe jashtë saj.

Next Post
Pas ndalimit nga policia, Gjonaj pezullon Shefen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Gjonaj me bizneset e njësisë 7 në Tiranë: Mandati i tretë e çon Shqipërinë aty ku i takon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In