Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti, tha se të gjithë personat që punojnë në Kryeministri janë testuar për koronavirus.
Në fjalën e tij, Kurti tha se kishte kërkuar testim, pasi të kishin pasur kontakte me një person të huaj, i cili më pas kishte rezultuar i infektuar nga COVID-19.
“Testim për të gjithë në kryeministri. U testuam sepse kishim kontakte me një person të huaj me COVID-19. Nuk kam frikë për vetën time por kamë frikë se mund të infektoj familjarët,”-tha Kurti.