Në lidhje direkte para ndeshjes Lyon-Juventus, ish-mbrojtësi i Milanit i kujton finalen e vitit 2003 e cila u fitua nga skuadra e Milanos në atë kohë ish mesfushori bardh e zi mori një karton të verdh në gjysmëfinale dhe për këtë ai humbi finalen e madhe duke u skualifikuar.
Billi Costacurta i kujtoi live mesfushorit cek i cili tani është drejtor te skuadra e Juventusit se “A ju kujtohet e verdha që ju bëri të humbisni finalen e Champions League? Ne u gëzuam “.
Costakurta vazhdoi më tej duke thënë se “Ne brohoritëm si gol në San Siro”, ndërsa nga ana tjetër Nedvev mbeti i heshtur duke e kaluar vetëm me një buzëqeshje.
Kjo ka sjell edhe reagime nga të ftuarit në studio duke qeshur dhe duke e ngazmuar më shumë ish-mesfushorin e Juves i cili ishte në lidhje direkte nga Lyoni ku skuadra e tij humbi përball fracezëve me rezultatin minimal dhe duke shpresuar tek ndeshja e kthimit që rRonaldo me shokë të fitojnë duke shpresuar për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit.

VIDEO kur Nedved humbet finalen pas kartonit të verdh për një ndërhyrje ndaj Salgados në gjysmë finalen nga Real Madrid në Torino./ Javanews
g.kosovari











