Sapo votova për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (thënë ndryshe në anglisht Remain), deklaroi sot lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbin.
”Bashkimi Evropian ofron zgjidhjen më të mirë për sfidat e kohës që jetojmë”, theksoi Corbin në Twitter.
Liderët kryesorë të politikës britanike, kryeministri konservator David Cameron dhe ai i laburistëve, Jeremy Corbin mbështesin qëndrimin e vendit në BE.
Kundërshtari kryesor i këtij qëndrimi është ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Jahnson dhe lideri i UKIP-it, Nigel Farage. (java / r.a)