Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn nuk do të japë dorëheqjen edhe pas rezultatit “shumë zhgënjyes” në zgjedhjet e djeshme britanike.
Por, Corbyn, i rizgjedhur deputet për të dhjetën herë në distriktin londinez të Islington North, njoftoi se nuk do të udhëheqë më Partinë Laburiste në zgjedhjet e tjera.
Corbyn do të jetë në parlament dhe për momentin po mendon mbi udhëheqjen e laburistëve në një fazë reflektimi për rezultatin e votimit, në funksion të një rinovimi të parashikueshëm të krerëve të partisë.
Fitore me një shumicë dërrmuese për konservatorët, që nuk e kishin ushtruar më një kontroll të tillë mbi Parlamentin britanik që prej kohës së Margaret Thatcher.
Partia e Johnson mori 362 vende në Dhomën e Komuneve, kundrejt 203 vendeve të partisë kryesore opozitare të laburistëve.
![British opposition Labour Party leader Jeremy Corbyn waits for the declaration of his seat in the 2019 general election in Islington, London, Friday, Dec. 13, 2019. The first handful of results to be declared in Britain's election are showing a surge in support for to the Conservatives in northern England seats where Labour has long been dominant. (ANSA/AP Photo/Alberto Pezzali) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved]](https://javanews.al/wp-content/uploads/2019/12/2bc2267fbecdff6102e0fe161fbd766e.jpg)










