Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkon Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD.
Vendimi erdhi pas takimit Mattarella-Conte mëngjesin e sotëm.
Me shumë gjasa, betimi i ekzekutivit të ri mund të bëhet në mes të javës tjetër.
Giuseppe Conte me siguri do të fillojë bisedimet me grupet parlamentare qysh sot në Dhomë. Po sot ai do të vizitojë Presidentët e Dhomave, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Roberto Fico.
Por manovra e Mattarellas dhe të majtës ka nxjerrë jashtë Legan e Salvinit i cili e sheh veten jashtë ekuacionit qeverisës.
“60 milionë italianë janë peng i 100 parlamentarëve që nuk duan të humbasin karriget.
Kryeministrin e kanë gjetur në Biarritz dhe është imponuar nga Parisi, Berlini dhe Brukseli. Pra një qeveri Monti bis”, citohet Salvini, që nuk ka guxuar të përmendë Donald Trump, i cili deklaroi publikisht se beson dhe dëshiron që Conte të jetë sërish kryeministër i Italisë.
g.kosovari










