Antonio Conte beson se me punë dhe përkushtim, Chelsea do të rikthehet te rezultatet pozitive
‘Blutë e Londrës’ nuk din për fitore në tre ndeshjet e fundit në Premierligë. Pas humbjes 3:0 nga Arsenali, trajneri Antonio Conte, madje tha se skuadra e tij nuk është më e frikshme për asnjë kundërshtar dhe se tani e tutje duhet të punojnë për një projekt më afatgjatë.
Sipas italianit, tani është koha që punojnë shumë, derisa rezultatet pozitive do të shihen pas një kohe, përcjell Gazeta Express.
“Tani, me një punë shumë të mirë e të vështirë, jemi duke tentuar që të zgjidhim problemin: unë, lojtarët, klubi, të gjithë së bashku”, tha Conte
“Në situata të tilla, duhet të kuptojmë se nuk jemi magjistarë që të zgjidhim gjithçka brenda dy, tre apo katër muajve. Ne duhet të punojmë shumë së bashku dhe këtë jemi duke e bërë”, shtoi italiani.
“Në këtë moment më e rëndësishme është që të punojmë shumë, jo fitorja apo humbja”, përfundoi Conte, i cili dëshiron që skuadra e tij të jetë në formë pas janarit, pasi sipas tij ajo është pjesa më e rëndësishme e sezonit. (b.an)