Elseid Hysaj, në listën e Antonio Contes. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për teknikun italian që do të nisë të drejtojë Chelsean sezonin e ardhshëm.
“Pas një sezoni shumë të mirë me Napolin në Serinë A, Hysaj ka treguar cilësitë e tij në një kompeticion shumë të rëndësishëm siç është Evropiani. Mbrojtësi i djathtë shqiptar ka impresionuar me paraqitjen e tij në të tri takimet që luajti me përfaqësuesen në Francë. Tregoi qëndrueshmëri në mbrojtje dhe zotëron një kërcim shumë të mirë dhe të saktë. Mosha e tij e re, vetëm 22 vjeç, krijon garanci për të ardhmen”, shkruan revista angleze FourFourTwo për mbrojtësin kuqezi.
D.I.