• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çohuni çuna se na pret puna”/ Darka mes atentatorëve, si u thur vrasja e Santjagos: Të katërt për të ruajtur “BMW” X5

by Java News
16/09/2019 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko pak ditë më parë në Tiranë. ‘BalkanWeb’ ka siguruar dosjen e Prokurorise qe implikon Blendi Tetën, i cili u arrestua një ditë më parë për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’. Mësohet se Teta ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit ,L.D e D.A dhe disa persona të tjerë. Darka ishte në një lokal në posedim të L.D e E.D në zonën e ‘Freskut’.

“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMW X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.

Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D “ do të largohem”. Këtë ja ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte dicka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar në trotuar në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses time S.V në rrugën ‘Don Bosko’.

Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.

Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur friksë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMW X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përvec shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E dhe L. D.” thuhet në dosjen e Prokurorisë. / BW

Next Post
Memoriali te Liqeni/ Erion Veliaj: “S’është hata, as tradhti; të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë”

Veliaj: Vitin tjetër hapim 17 shkolla të reja në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In