Nga sondazhi i fundit i CNNit, rezulton se Hillary Clinton ka përkrahjen e 49% të votuesve amerikanë që, me shumë gjasa, do të marrin pjesë në votimin e 8 nëntorit, krahasuar me 44% për Donald Trump.
Trump udhëheq ndër votuesit meshkuj me 3 pikë, por Clinton udhëheq ndër votueset femra me 12 pikë.
Rreth 14% e të anketuarve që kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votim janë shprehur se deri në ditën e zgjedhjeve mund të ndryshojnë mendjen se për kë do të votojnë.
Tema/d.i.