• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“CNN”: Gjenden konfirmimet e para të dosjes “Trump” të ish-agjentit britanik

by Java News
11/02/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Për herë të parë, hetuesit amerikanë kanë “gjetur konfirmime” në disa prej bisedave të përshkruara në dosjen e hartuar nga një ish agjent i Mi6 për Donald Trumpin. E ka pohuar CNN, duke cituar konfirmime të marra nga funksionarë të ndryshëm të shërbimit të fshehtë dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA.

“Konfirmimet nuk kanë të bëjnë me aspektet pikante të raportit, por disa biseda mes nënshtetasve të huaj që kanë ndodhur sipas mënyrave dhe në kohët e përshkruara në raport”. Kjo i ka dhënë agjentëve amerikanë dhe hetuesve “më shumë besim” në besueshmërinë e dosjes.

I kontaktuar për koment nga televizioni amerikan – i pari që ka konfirmuar ekzistencën e dosjes -, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se “ne vazhdojnë të na e shpifin lajmet e rreme të CNN”.

Asnjë koment nga FBI, CIA, Departamenti i Drejtësisë. Zyrtarët që kanë zbuluar  konfirmimet e para për CNN theksuan se “bisedat të cilave u referohemi ne janë vetëm midis shtetasve të huaj, duke përfshirë edhe elementet e lidhura direkt ose indirekt me qeverinë, të përgjuara gjatë operacioneve rutinë”.

Disa nga personat e përgjuar “janë të njohur për komunitetin e inteligjencës amerikane, pasi kanë qenë shumë të angazhuar në mbledhjen e informacioneve të dëmshme për Hillary Clintonin dhe të favorshme për Trumpin”.

Burimet theksuan për CNN se nuk kanë elaboruar ende ndonjë gjykim mbi supozimin se qeveria ruse ka kompromentuar informacionet mbi Trumpin. Dosja për presidentin e ri amerikan është përgatitur nga ish-agjenti britanik i MI6 Christopher Steele, në kohën kur punonte në Moskë.

Përmbajtja është shumë kompromentuese për Trumpin: nga festat hard në një hotel në Moskë, deri tek ryshfete të paguara për të siguruar favore për biznesin, e madje deri në kontaktet me inteligjencën e Moskës, për hackerimin e stafit të Hillary Clintonit. /bota.al/

ma.me

Next Post
Greqia armatoset përkundrejt Turqisë

Greqia armatoset përkundrejt Turqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In