Delegacioni iranian, i angazhuar në bisedimet me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë, do të kthehet në Teheran sonte.
Lajmin e ka dhënë një burim iranian për CNN, më 17 shkurt, pas përfundimit të raundit të dytë të negociatave në qytetin zviceran.
Raundi i dytë i bisedimeve përfundoi pak më parë, pa u publikuar ende ndonjë detaj zyrtar mbi rezultatet e takimit. Sipas mediave amerikane, negociatorët iranianë do të largohen nga Zvicra gjatë mbrëmjes për t’u rikthyer në kryeqytet.
Bisedimet përbëjnë vazhdimin e dialogut midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi çështje të ndjeshme, në një kontekst rajonal dhe ndërkombëtar të karakterizuar nga tensione të forta.











