Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, po mendon sërish të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
U bënë disa herë rresht që kandidatura e tij e mundshme del gjatë fushatave elektorale për shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Por, këtë herë, miliarderi njujorkez, ka zhvilluar në mënyrë sekrete një sondazh për të testuar preferencat e publikut amerikan lidhur me një kandidat të tretë për Zyrën Ovale.
Sipas televizionit informativ amerikan, CNN, Bloomberg ka kërkuar të verfikohet sesi do të mund t’ia dilte një kandidat i pavarur kundër dy favoritëve republikan dhe demokrat, Donald Trump dhe Hillary Clinton.
Ende nuk ka një reagim nga stafi i ish-kryebashkiakut për njoftimin e dhënë nga CNN-i.