• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

by S T
21/05/2025 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ka goditur një nga grupet më të fuqishme kriminale me bazë në Durrës, që operonin në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Operacioni, i koduar me emrin “Ura” u zhvillua prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe nga 52 masat e sigurisë që janë lëshuar, deri më tani janë ekzekutuar 42 prej tyre. Sa i takon Shqipërisë, GJKKO ka lëshuar 29 masa arrest me burg, të cilat përveç anëtarëve të grupit kriminal kanë shkuar edhe për policë, avokat, pronar biznesesh dhe zyrtarë të tjerë. Masat për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Nga 51 masat e sigurisë dhe një urdhër ndalimi janë ekzekutuar 42, ndërsa 10 persona janë ende në kërkim, mes tyre Ervis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët i dënuar për trafik droge. Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë zgjatur rreth 1 vit dhe gjithçka është zbardhur zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin SkyECC. Po ashtu, një rol shumë të madh në shkatërrimin këtij grupi ka pasur edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka zbardhur rolet e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Sipas mediave, organizata kishte si drejtues kryesor Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”.

Në total, autoritetet kanë arritur të dokumentojnë 40 episode e trafikimit të kokainës dhe heroinës, 30 episode të sekuestrimit të drogës në Itali dhe 10 episode në Shqipëri e vende të BE. Në total, vlera e trafikut të drogës ka kapur 7 mln euro.

Në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje lidhur me operacionin dolën kreu i SPAK, Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Dumani deklaroi se është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme në vend.

“Një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit një prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend”, tha Altin Dumani.

Operacioni mes autoriteteve shqiptare dhe italiane u krye në bashkëpunim të ngushtë mes SPAK, Drejtorisë Hetimore Antimafia të Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit dhe Eurojust-it.

Po ashtu urdhërarrest është dhënë edhe për administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi, edhe për një avokat në Durrës Armand Tragaj, për një ish punonjës policie si dhe për një person të identifikuar si Orges Molla. Tragaj, rezulton i përfshirë në katër episode të ndikimit të paligjshëm.

Operacioni antidrogë ‘Ura’ në Shqipëri dhe Itali është vijim i operacioneve ‘Shefi’, ‘Kulmi’ dhe ‘Shpirti’.

SPAK ka sekuestruar 3 restorante në Durrës, 1 bar-kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës. Këto pasuri dyshohet se janë përdorur për pastrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Next Post
Shqipëria narko-shtet? Gazetari: Nuk ka prova! SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt

"Operacioni i SPAK ndër më të fuqishmit, u godit baza kyçe e drogës në Durrës", gazetari: Tritoli te Veliera, për të çorientuar policinë! Kishin qëllim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In