• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimi i naftës në tatëpjetë në bursë, por jo në Shqipëri

by Java News
05/05/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të pesë muajve për shkak të frikës së mbi ofertës dhe perspektivës për një ekonomi globale të dobësuar…Çmimi i naftës ka rënën me pothuajse 3 pikë përqindje, duke kapur nivelin më të ulët të pesë muajve, pas shqetësimeve në rritje se mbioferta botërore e naftës uli fitimet, që kur OPEC nënshkroi marrëveshjen për të ulur prodhimin. Nafta bruto sot tregtohej në nivelin 44.92 dollarë për fuçi, 60 cent më pak.

Kontratat e ardhshme janë tashme në nivelin më të ulët që nga 14 nëntori i vitit të kaluar, kur Organizata e Vendeve Eksportuese të naftës OPEC dhe të tjerë prodhues ranë dakord se do të reduktonin ofertën dhe do të rrisnin çmimet.

Dyshimet janë së marrëveshja e OPEC që nuk po zbatohet plotësisht, si dhe rezervat e mëdha po ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e çmimeve. Kombinuar së bashku me uljen e kërkesës nga Kina, rritjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mungesën e angazhimit të mëtejshëm për shkurtimin e prodhimit nga vendet e OPEC-ut, po peshojnë të gjitha në çmim.

Nafta bruto tani është përsëri në nivelet përpara se anëtarët e OPEC-ut dhe të tjerë prodhues të shkurtonin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë  gjatë gjysmës së parë të këtij viti në mënyrë që të rregullonin tregun.

Një tjetër shenjë e tejkalimit të ofertës është sasia e naftës e depozituar në Malajzi përsëri, pas tërheqjes së lehtë në mars dhe në prill.

OPEC ka planifikuar të mblidhet përsëri më 25 maj për të vendosur nëse do të vazhdojë me reduktimin e prodhimit.

Po në Shqipëri?

Në tregun vendas, nafta u rrit tre javë më parë, duke reflektuar shtrenjtimin në bursa ku Brent i kaloi 56 dollarë për fuçi, duke bërë që një reduktim me 5 lekë për litër të zgjaste vetëm me dy javë. Por, tashmë që nafta ra sërish, operatorët pohojnë se reagimi mund të jetë minimal në tregun vendas, për shkak të rivendosjes së së tarifave të rilicencimit prej 3 milionë lekë për stacion karburanti e gazi në Tiranë dhe 1 milion lekë në rrethe. Sipas tyre këto tarifa pritet të ndikojnë me 5-6 lekë për litër në çmimin e naftës dhe si rrjedhojë do të amortizojnë efektin e pritshëm në tregun e brendshëm. (http://www.monitor.al/efekti-ne-cmim-6-leke-per-liter-tarifa-e-rilicencimit-te-karburanteve-rivendoset-ne-3-mln-leke-per-tiranen-dhe-1-mln-per-rrethet/)

Aktualisht një litër naftë në tregun vendas luhatet mes 171-174 lekë për litër. Kujtojmë se në periudhën 2013-2014 kur nafta në bursa arriti deri në 120 dollarë për fuçi, nafta tek ne tregtohej me maksimumi me 180-185 lekë për litër. Shtrenjtimi i dollarit dhe rritja e barrës së taksave ka bërë që nafta të mbetet në nivele të larta në tregun vendas, duke u renditur ndër 35 më të shtrenjtat në botë, sipas të dhënave krahasuese nga Global Price Petrol./Monitor

Next Post
FOTOT/ Berisha i merr ujin atij që e quan “saje qorri”, momentet pikante në Kuvend

DEKRIMINALIZIMI/ PDIU- LSI kanë në listat për deputet 7 kandidatë me precedentë penalë në të kaluarën, emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In