• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

by
17/10/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës, znj. Peng Liyuan, njëkohësisht e dërguara e posaçme të UNESCO-s për arsimimin e vajzave dhe grave, u ftua të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit të UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave për vitin 2021 dhe mbajti një videofjalim në Pekin .
Zonja Peng uroi fillimisht fituesit nga Brazili dhe Mozambiku. Ajo u shpreh se qysh nga themelimi në vitin 2015, Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave ka pasur vazhdimisht një ndikim pozitiv dhe ka frymëzuar më shumë njerëz që t’i përkushtohen arsimimit të vajzave dhe të grave.

Qindra e mijëra vajza dhe gra kanë zotëruar njohuri e mjeshtëri dhe kanë fituar aftësinë e besimin për të ndryshuar fatin e tyre dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Gjithnjë e më shumë njerëz kujdesen dhe japin mbështetje për arsimimin e vajzave e të grave, duke bashkuar forcat që promovojnë barazinë gjinore në arsimin global. Fillimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe UNESCO-s për Çmimin për Arsimimin e Vajzave dhe Grave është një pikënisje e re dhe do t’i japë një shtysë të re arsimimit të vajzave dhe grave, theksoi Peng Liyuan. Ajo shprehu shpresën se bashkësia ndërkombëtare do t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe do të mbështesë edukimin e vajzave e grave, duke dhënë kontribut të mëtejshëm në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay u shpreh në fjalimin e saj se mbështetja e qeverisë kineze për krijimin e Çmimit për Arsimimin e Vajzave dhe Grave përhap shpresë dhe ka luajtur një rol unik në ndihmën ndaj grave dhe fëmijëve për të realizuar ëndrrat e tyre, veçanërisht në përgjigjen ndaj sfidave të epidemisë. “Falënderoj qeverinë kineze për investimin e saj të vazhdueshëm dhe për nisjen e fazës së dytë të Çmimit për Arsimimin e Vajzave e Grave, dhe falënderoj profesore Peng Liyuan-in për mbështetjen e saj të fortë,” u shpreh Audrey Azoulay.

Çmimi për Arsimimin e Vajzave dhe Grave, i krijuara nga Kina në bashkëpunim me UNESCO-n, është çmimi i vetëm i kësaj organizate në fushën e promovimit të edukimit të vajzave e grave. Ky çmim ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e konceptit të barazisë gjinore në arsim e të përvojës praktike, si edhe në zbatimin i përparësive globale për barazinë gjinore, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke u vlerësuar lart nga bashkësia ndërkombëtare.

/b.h

Next Post
Zgjerimi/ Mogherini: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE një detyrë morale dhe ribashkim

Zgjerimi/ Mogherini: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE një detyrë morale dhe ribashkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In